Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Në rritje varfëria energjetike, raporti: Në Shqipëri 36% e familjeve janë në një situatë të vështirë

09:30 / September 1, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
konsumator energji 768x432 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa shqetësimet për situatën energjetike sidomos në Europë po rriten në mënyrë dramatike, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë publikoi në 29 gusht dokumentin për varfërinë energjetike e cila duket se do të jetë edhe më shqetësuese nga zhvillimet e fundit.

Ky dokument që është produkt i një studimi të mëparshëm përllogarit shifrat e popullsisë që nuk përballojnë dot ngrohjen e shtëpisë sipas standardeve që janë të vendosura për një jetesë cilësore. Në këtë kontekst identifikohen dhe adresohet varfëria energjetike në palët kontraktuale të Komunitetit të Energjisë ku bën pjesë edhe Shqipëria.

“Energjia është thelbësore për të siguruar një standard të përshtatshëm jetese dhe shëndeti. Në Evropë, varfëria energjetike është një shqetësim në rritje që vë në rrezik shëndetin dhe mirëqenien e miliona qytetarëve. Sipas vlerësimeve të fundit, 7.4% e qytetarëve të Bashkimit Evropian nuk mund të mbajnë shtëpitë e tyre ngrohtë në mënyrë të përshtatshme. Në Palët Kontraktuese të Komunitetit të Energjisë, pjesa e popullsisë në pamundësi për të përballuar komoditetin e duhur të ngrohjes është edhe më i lartë, duke filluar nga 9.5% në Serbi në 35.8%. në Shqipëri”,-vëren Sekretariati.

Duke bërë një analizë më të hollësishme dokumenti nënvizon se në Shqipëri, 37% e të gjitha familjeve deklarojnë se nuk mund të mbajnë shtëpitë e tyre të ngrohta siç duhet. “Vlera prej 37% mund të konsiderohet si një kufi i sipërm për numrin e vlerësuar të familjeve me varfëri energjetike në Shqipëri, si të dhëna të ndara që do të mundësonin llogaritjen e. Informacioni i kërkuar për llogaritjen e kufirit të poshtëm nuk ishte i disponueshëm”,-thuhet në studim.

Dokumenti llogarit se nga 734 mijë familje në Shqipëri ata që marrin përfitim për energjinë janë 213 mijë apo mesatarisht 29 për qind. Mbështetja financiare llogaritet në 22 milionë euro duke e bërë Shqipërinë vendin e dytë ndër palët kontraktuese me më shumë fonde për varfërinë energjetike. Teksa studimi i Sekretariatit i publikuar në fund të vitit 2021 dhe i zhvilluar me politika dhe udhëzime gjatë këtij viti nxjerr në pah një tablo mbi varfërinë energjetike, situata reale për shkak të krizës ka ndryshuar edhe më tej.

Varfëria energjetike në kushtet e krizës që ka pushuar globalisht vendet pritet të rrisë më tej numrin e atyre që do të kenë tendencën të kursejnë duke mos u ngrohur në mënyrë të përshtatshme ashtu sikurse mund të rrisë numrin e vendeve me kufizime duke përkeqësuar treguesit. Çmimet e energjisë në bursa janë rritur në mënyrë dramatike duke tejkaluar 1 mijë euro/mwh teksa vjeshta dhe dimri mbeten të paqartë për mënyrën sesi do të përballohet furnizimi dhe sa disponueshmëri energjie do të ketë në treg por mbi të gjitha me çfarë kostoje do të përballen vendet. /Monitor/

varfëria energjetike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Varg kilometrik trafiku në aksin Tiranë-Elbasan/ Rrethrrotullimi i Bradasheshit rëndohet nga automjetet

19:15 / August 7, 2026

Pagat e magjistratëve, PS propozon rritje minimale pas vendimit të Kushtetueses

16:41 / August 7, 2026

Kontrolle në vijën bregdetare, lirohen hapësira publike në plazhin e Spilles, dy të proceduar

13:56 / August 7, 2026

SafeJournalists kundërshton rregulloren e re të GJKKO: “Rrezikon të kufizojë aksesin e gazetarëve në gjykatë”

12:38 / August 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.