Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ilaçet e Arsenit dhe rrena e Çuçit

12:12 / September 1, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gushti u mbyll me krimin më të rëndë, atë të vëllavrasjes, por detajet janë edhe më ulëritëse. Në këtë 1 shtator, në sallën e gjyqit u paraqit Arsen (Hamza) Muskurti. I qetë, përshëndeti gazetarët, komunikoi me avokatin, si dhe rrëfeu para trupit gjykues, se disa orë para se të vriste vëllain e tij Dritanin dhe kunatën e tij, Norën, kishte depozituar kallëzimin e shtatë për ta në Komisariat. Por asnjëri prej tyre nuk piu ujë, përderisa sot jemi me dy viktima.

Avokati i 38-vjeçarit, Suad Idrizi, foli për mediat sapo u dha masa e sigurisë “arrest me burg”, ku gjëja e parë që kërkoi, është që të hidhet poshtë deklarata e ministrit të Brendshëmm Bledi Çuçi, i cili me krenari tha se autori u prangos vetëm pak orë pas ngjarjes nga policia dhe forcat RENEA.

Të njëjtin fakt e pohoi gjatë seancës, edhe prokurori Dritan Nushi i cili po heton vrasjen e dyfishtë, duke hedhur poshtë rrenën e ministrit. Po pse mashtroi ministri Çuçi? Nga shifra që vetëm në gusht janë vrarë 14 njerëz, ku rendi dhe siguria është nën kthetrat e vrasësve?

Pasi vrau vëllanë dhe kunatën, Arseni disa metra larg vendit të ngjarjes la pistoletën që kreu krimin, në brendësi të një kasaforte në dyqanin që ishte në pronësi të tij. Policia arriti të gjente armën e krimit, ndërsa fillimisht ai deklaroi se e kishte hedhur në një kosh mbeturinash. Ishte njëra prej dy grave të tij, e cila rrëfeu para hetuesve vendin ku ai fshehu pistoletën. Ajo u dha kodin e kasafortës, vetëm disa metra larg biznesit të agjencisë së udhëtimeve ku vrasja ndodhi.

Sipas avokatit, Muskurti ishte në gjendje të rëndë psikologjike dhe merrte mjekime ndërsa kishte bërë disa kallëzime ndaj viktimave, por pretendon se nuk ishin marrë parasysh nga policia. Duket e çuditshme se si është lejuar që të mbajë armë me leje, kur ishte personi po del me probleme të shëndetit mendor? Nuk ka procedura në këtë vend që të ndiqen, që të zbatohen? Apo sëmundja mendore është një “armë” për përballjen e Arsenin me drejtësinë? Nëse merrte ilaçe, atëherë në rrugën tonë ne mund të ishin ndeshur me të, me një person jo të qetë mendërisht.

Sherret e vazhdueshme mes vëllezërve u tensionuan pasditen e së martën, pasi Arseni kishte marrë një fletëthirrje gjyqi. Kallëzimi ishte bërë nga Albani, i cili kërkonte urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje bashkë me të shoqen, Norën. Pra të dyja palët kanë kallëzuar njëri-tjetrin, dhe historia e biznesit, e milionave lekë borxhe dhe hesapeve me fenë, tani po mbyllet me ilaçet e Arsenit dhe rrenën e Çuçit. /R.SH/

Alban Muskurti arsen muskurti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.