Deputeti Lefter Gështenja organizoi sërish një takim të deputetëve që nuk kanë mbështetur Berishën që të diskutojnë në një darkë informale për aksionin e Grupit Parlamentar të PD-së.
Gështenja mësohet se kishte kontaktuar 34 deputetë për t’u bërë pjesë e takimit, por në mbledhje morën pjesë fizikisht 20 ligjvënës, ndërsa siç bëjnë me dije burimet, 8 të tjerë kishin konfirmuar se mund të konsiderohen pjesë e mbledhjes, por për shkak se ishin jashtë vendit në rast të çdo vendimi kanë konfirmuar online përmes aplikacionit të “Whatsapp”.
Surpriza në këtë takim ishte pjesëmarrja e disa deputetëve që deri më sot nuk kishin marrë pjesë në mbledhje si Flutura Açka, Agron Gjekmarkaj apo Helidon Bushati.
Pika e parë e diskutimit ishte rikonfirmimi i Enkelejd Alibeajt si kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Mësohet se ka qenë deputeti Gazment Bardhi që i ka kërkuar kolegëve që të shprehen për konfirmimin e Enkelejd Alibeajt në krye të grupit dhe se atij duhet dhënë i gjithë autoriteti për përfaqësimim e grupit parlamentar.
Deputetët që kanë konfirmuar mos ndryshimin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, duke rikonfirmuar Enkelejd Alibeajn në krye të grupit:
- Merita Bakiu
- Salaudini Jakupllari
- Andia Ulliri
- Enkelejd Alibeaj
- Jorida Tabaku
- Gazment Bardhi
- Flutura Açka
- Helidon Bushati
- Ferdinand Xhaferri
- Eralda Bano
- Saimir Korreshi
- Dashnor Sula
- Lefter Geshtenja
- Agron Gjekmarkaj
- Zheni Gjergji
- Kastriot Piroli
- Dhurata Cupi
- Bledion Nallbati
- Ramadan Likaj
- Ilda Dhori
- Kreshnik Collaku
- Orjola Pampuri
- Flamur Hoxha
- Arbi Agalliu
- Emilja Koliqi
- Alfred Rushaj
- Fatjon Veizaj
- Lulzim Basha
Nuk kanë shprehur qëndrim për shkak se nuk kanë qenë dje në mbledhje deputetët:
- Tomor Alizoti
- Grida Duma
- Ervin Salianji
- Zef Hila
- Greta Bardeli
- Lindita Metaliaj
- Xhelal Mziu
