Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Atentati në Shkodër/ Çfarë deklaronte pak ditë më parë Çekorja për djalin e akuzuar si të përfshirë në atentat

16:34 / September 2, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vrasje 1 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ismet Çekorja që u ekzekutua këtë të premte në Shkodër, pak ditë më parë ka folur për mediat në lidhje me akuzat ndaj djalit të tij si i përfshirë në një tjetër atentat.

Çekorja kërkonte drejtësi për djalin e tij ndërsa shprehej se policia e Shkodrës prej vitesh i ishte ‘qepur’ familjes së tij.

Djali i tij, Bajram Çekorja ishte i dyshuar si autor i atentatit ndaj shtetasit Alban Bruçi.

Ismet Çekorja shprehej se prej tri vitesh policia e Shkodrës i është vënë në shpinë djalit dhe familjes së tij pasi për çdo ngjarje kriminale banesa e tyre rrethohet nga policia. 58 vjeçari mohoi se djali i tij të ishte i përfshirë edhe në ngjarjet e tjera kriminale për të cilat ka qenë i dyshuar.

“Policia ka ardhur në banesën tonë pas vrasjes së Arjan Ferracakut në një kohë që viktima ishte nipi im po ashtu kur u vra edhe Fatos Ferracaku prapë më kanë thirrur mua dhe djalin. Pastaj janë vrarë vëllezërit Bilali dhe sërish policia në banesën time në një kohë që kemi kaq shumë vite që jemi fqinj. U plagos Admir Bajri, prapë në banesën time në një kohë që familja jonë e ka patur një lloj njohje me familjen e tyre. Po ashtu u qëllua shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe sërish në banesën time kur në fakt autorët dolën krejt persona të tjerë. Rasti i fundit është me Alban Bruçin, djalin e Lad Bruçit të cilin unë e kam shumë mik dhe nuk ka asnjë shans që djali im të qëllojë djalin e tij kur ne kemi shumë miqësi aq më tepër që Bajrami, djali im është i monitoruar me kamera.

Këto sulme ndaj familjes tonë i bëjnë disa bandit, hajdutë biçikletash dhe banditë të veshur me pushtet. Se cila është arsyeja ne nuk e dimë. Ajo që kërkojmë është drejtësia. Djali im është i pafajshëm dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë prej ngjarjeve kriminale për të cilat është i dyshuar. Janë të gjithë inskenime dhe tani ai duhet të qëndrojë rrugëve dhe nuk mundet as të punojë as asgjë. Kërkojmë drejtësi dhe të zbardhen ngjarjet, është shprehur Ismet Çekorja.”- shprehej viktima I atentatit të kësaj të premte.

Alban Bruçi u qëllua me 19 plumba më 25 gusht në Shkodër, por arriti që të shpëtojë pa u plagosur. 25-vjeçari shkoi vetë në polici dhe bëri një kallëzim për këtë atentat për të cilin policia ka shpallur në kërkim shtetasin Bajram Çekorja dhe një person tjetër.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

10:18 / September 8, 2026

 Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

09:39 / September 8, 2026

Ndryshimet në qeveri/ Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut si ministre të Shëndetësisë

09:28 / September 8, 2026

Kuvendi rinis këtë të martë, në tryezë harta territoriale dhe pagat e magjistratëve

09:21 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.