Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kontrollet në rezidencën e Trump/ Agjentët e FBI-së gjetën dosje sekrete të zbrazëta

19:57 / September 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Agjentët e FBI-së që kontrolluan shtëpinë e ish-presidentit Donald Trump në Florida muajin e kaluar gjetën dosje të klasifikuara sekret që ishin të zbrazëta, sipas një liste më të detajuar të materialit të sekuestruar, të bërë publike të premten nga Departamenti i Drejtësisë.

Inventari i objekteve zbulon pa detaje specifike përmbajtjen e 33 kutive të marra nga Mar-a-Lago gjatë kontrollit të 8 gushtit. Megjithëse inventari nuk përshkruan asnjë nga dokumentet, ai tregon se informacione të klasifikuara, përfshirë materiale tepër sekrete, ishin mbajtur në kuti në shtëpi, mes gazetave, revistave, veshjeve dhe objekteve të tjera personale.

Departamenti i Drejtësisë ka thënë se në Mar-a-Lago nuk kishte masa të posaçme sigurie për të mbajtur sekrete kaq të ndjeshme qeveritare dhe ka hapur një hetim penal për mbajtjen e tyre atje si edhe për ato që i cilëson përpjekje në muajt e fundit për të penguar atë hetim.

Sipas inventarit, 43 dosje të zbrazëta të klasifikuara u morën nga një kuti në zyrë, së bashku me 28 dosje të tjera të zbrazëta me etiketën “Të rikthehen tek Sekretari i Personelit” ose këshilltari ushtarak. Dosje të ngjashme të zbrazëta u gjetën gjithashtu edhe në një dhomë me objekte të magazinuara.

Nuk është e qartë nga lista e inventarit se pse ishin të zbrazëta dosjet ose çfarë mund të ketë ndodhur me dokumentet që kishin qenë brenda tyre./ Voa

Donald Trump dosje sekrete fbi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

CEO i OpenAI pranon rreziqet e inteligjencës artificiale: Bota ka të drejtë të ndiejë frikë nga ajo që mund të ndodhë

10:54 / September 16, 2026

Seanca në Hagë, trupi gjykues: Nuk kishte krime kundër njerëzimit nga udhëheqësit e UÇK-së

10:49 / September 16, 2026

Dronët rusë u shfaqën pranë avionit të Zelenskyt në Moldavi, presidenti ukrainas: Mendoj se e dinin që isha atje

10:17 / September 16, 2026

FOTO/ “Në emër të popullit, shpallen të PAFAJSHËM”, qindra qytetarë në Prishtinë presin verdiktin

10:11 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.