Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Si tentuan të largonin Dafina Zeqirin nga protesta për 11-vjeçaren në Prishtinë

23:59 / September 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dafina zeqiri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këngëtarja Dafina Zeqiri është gjithnjë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ajo u përball me një të pazakontë. Ajo ka qenë ndër të parat që ka reaguar për ngjarjen e rëndë që i ndodhi 11-vjeçares në Kosovë, e cila u mbajt prej 7 orësh nga disa persona. E mitura u abuzua nga 5 burra.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 gusht, nga ora 17:30 deri në 00:30. Dafina bashkë me ekipin e saj “Moneyz” ishin pjesë e protestës që u organizua në Kosovë. Mirëpo si duket sjellja e organizatorëve të protestës ndaj këngëtares ka lënë për të dëshiruar. Madje, këngëtarja bëri edhe një postim ku bëri një reagim.

Reagimi i Dafit:

“Ndërsa “organizatorët” e kësaj organizate që ne e suportuam dhe u munduam t’i ndihmonim që ta mbledhin sa më shumë njerëz në protestë për të drejtat e femrave, na diskriminuan në protest duke na bërtitur që nuk kemi të drejtë të shihemi në protestë! S’kemi të drejtë të afrohemi dhe duke na bllokuar me njerëzit e tyre. Një organizatë serioze është për të gjithë popullin për të na bashkuar për të luftuar për të drejtat tona, për të drejtat e njeriut! Për të drejtat e asaj vajze! Për atë arsye jemi mbledhur të gjithë! Ishin plot vajza afër nesh që nuk e kuptuan përse po bënin një sjellje të tillë ndaj nesh. Na bëhet qejfi që pamë shumë njerëz në këtë protestë! Protestat janë për të na bashkuar dhe jo për të na ndarë!”

Mirëpo, një video është publikuar së fundmi nga “Pink Movement”, ku thuhej se Dafina është dëbuar nga shumë protestuese.

Ngjarja ndodhi në Prishtinë!

Kujtojmë që Dafina ka qenë një ndër personazhet që ka reaguar më së tepërmi. Ishte ajo ndër të parat që bëri thirrje për daljen në shesh. Ishte ajo që përpos thirrjes, doli edhe vetë në shesh. Ishte ajo që derdhi lot për ngjarjen, ishte ajo që u revoltua shumë për komentet gjykuese ndaj vajzës, ishte ajo…

Këngëtarja gjithnjë ka lobuar për të drejtat e vajzave dhe grave në shoqërinë shqiptare. Ajo gjithnjë ka qenë pro figurës së femrës, duke i dalë në krahë herë pas here.

Është vetë Dafina ajo që ka mbështetur haptazi edhe koleget e saj në projektet e tyre muzikore.

Dafina është një figurë publike e cila e ngritur gjithnjë zërin ndaj ngjarjeve të bujshme që kanë tronditur vendin.

Dafina Zeqiri Prishtine proteste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Arrestohet roja private që u përplas me protestuesin në Zvërnec, reagon kompania: E papranueshme vazhdimi i marrëdhënies kontraktuale me këtë shoqëri

15:21 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.