Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arsen Muskurti tregon si vrau vëllanë dhe kunatën: Mora armën dhe…

15:15 / September 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
muskurti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arsen Muskurti, autori që i mori jetën vëllait të tij dhe kunatës, Dritan dhe Nora Muskurtit, ka treguar para hetuesve debatin përpara se t’i qëllonte për vdekje me 7 plumba me pistolete.

I ndodhur nën masën e ‘arrestit me burg’, 38-vjeçari ka rrëfyer se tensionet në marrëdhënien e tij me të vëllain, ishin që prej vitit 2017.

“Me Dritanin dhe Nora Muskurtin kam patur problematika te vazhdueshme prej vitit 2017, për shkak se ai ka qenë një person që nuk pranonte kërkesë llogarie, dhe shpesh ishte kërcënues ndaj meje. Për këtë shkak unë kam bërë edhe kallëzim në komisariat”, shpjegon autori i dyshuar. Hetuesit janë duke i marrë me rezerva deklarimet e tij, derisa përmes dëshmive dhe provave të tjera t’i sqarojnë ato.

Megjithatë, dëshmia e autorit të dyshuar, është e rëndësishme për të hedhur dritë mbi motivin e krimit, përderisa përmes saj, hetuesit arrijnë të kuptojnë natyrën e konflikteve brenda familjes.

Për këtë shkak, Arsen Muskurtit i janë marrë shpjegime të detajuara për ditën e ngjarjes. Ai ka shpjeguar se atë ditë i kishte mbërritur një fletëthirrje nga gjykata, pasi i vëllai Dritani kishte kërkuar urdhër mbrojtje prej tij.

I dyshuari pretendon se krahas kësaj me vëllain ishin në proces gjyqësor edhe për një shumë të konsiderueshme parash, ku thotë se kishin kërkuar ekspertim të firmës, duke pretenduar se ia kishin falsifikuar.

“Duke u mbledhur në të gjitha këto probleme, pësova tronditje. Mora armën dhe shkova në agjenci për t’u sqaruar. Sapo kam hyrë i kam drejtuar armën dhe i thashë: “Pse më shantazhon mua, fëmijët e mi, nënën dhe babën. Ai mu përgjigj me fjalët “du me e bë”. Atëherë kam qëlluar me armë drejt Dritanit dhe nuk di ç’kam bërë me tej. Jam larguar për tek dyqani im që e kam aty pranë dhe kam futur armën në kasafortë. Më pas kam shkuar në shtëpinë time në Rrugën ‘5 Maji’. Jam ndërruar dhe kam thirrur avokatin tim. Rrobat e krimit i kam hedhur në një kazan plehrash”, ka shpjeguar Arsen Muskurti, raporton BalkanWeb. Në dosjen thuhet se mbi bazën e dëshmisë së tij, oficerët shkuan në biznesin e autorit të dyshuar dhe hapën kasafortën, aty ku gjetën dhe sekuestruan armën e krimit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme, sot caktohen masat për 58 të arrestuar

10:02 / October 21, 2026

“Dialog”, kryeministri Rama vendos sërish karriget para Kryeministrisë: Asnjë arsye nuk e justifikon dhunën

09:41 / October 21, 2026

Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, një person gjendet i vrarë brenda një makine te “Vasil Shanto”

21:49 / October 20, 2026

Protestat në vendet e BE dhe Shqipëri, reagon shefi i OKB për të Drejtat e Njeriut: Dënoj dhunën, të ulen tensionet. Dialog mes palëve

21:29 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.