Pesë të rinj kanë marrë dënimin me burg nga gjykata britanike pasi policia shkatërroi rrjetin e fshehtë të një bande shqiptare të drogës, e cila kishte ngritur ferma të kanabisit në zonën Bradford dhe South Yorkshire.
Klesti Gorcellari, 24 vjeç, u dënua me 7 vjet e gjysmë; Isuf Roshi, 24 vjeç u dënua me pesë vjet burg. Armando Sulce, 27 vjeç, me 4 vite burg, ndërkohë që me me nga 12 muaj burg edhe Andrit Toci, 33 vjeç dhe Revi Shehu, 25 vjeç. Dy anëtarë të tjerë të organizatës ndodhen në paraburgim pas shtyrjes së çështjeve të tyre. Elvis Abedin, 27 vjeç dhe Mario Tafa, 22 vjeç.
Ata kishin marrë shtëpi me qira me qira me dokumente false identifikimi dhe kanabisi u mboll në dhoma të fshehura nëntokësore dhe në papafingo. Vlera e drogës e kalonte 500,000 paund.
