Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Ne ju japim gaz, ju na jepni energji”- Kriza energjitike dhe dimri ekstrem, Franca dhe Gjermania lidhin paktin e pazakontë

22:16 / September 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
macron dhe sholz
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Franca do të dërgojë gaz në Gjermani nëse do te jetë e nevojshme, ndërkohë që Gjermania është e gatshme t’i sigurojë këtij vendi energji elektrike, tha të hënën Presidenti Emmanuel Macron, duke shtuar se kjo tregon solidaritetin evropian përballë krizës energjetike që rrjedh nga lufta në Ukrainë.

Çmimet evropiane të gazit u rritën ndërsa vlera e euros ra ndjeshëm të hënën pasi Rusia ndaloi pompimin e gazit përmes një linje kryesore furnizimit, një paralajmërim tjetër për BE-në ndërsa blloku përpiqet t’i jape një përgjigje krizës përpara ardhjes së dimrit.

“Gjermania ka nevojë për gazin tonë dhe ne kemi nevojë për energji nga pjesa tjetër e Evropës, veçanërisht Gjermania”, tha presidenti francez në një konferencë shtypi pas një telefonate me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Lidhjet infrastrukturore, që Franca të dërgojë gaz në Gjermani kur të jetë e nevojshme, do të finalizohen në javët e ardhshme, tha ai, duke shtuar se Franca, e cila kishte qenë prej kohësh një eksportues neto i energjisë elektrike, do të ketë nevojë për ndihmë nga fqinjët e saj, për shkak të problemeve teknike në centralet e saj bërthamore.

Megjithatë zoti Macron tha se ai nuk e kuptonte kërkesën për një lidhje të tretë për transportin e gazit mes Francës dhe Spanjës, duke hedhur poshtë thirrjet për të rritur kapacitetin me një tubacion të ri.

Ai shtoi se ishte i hapur për të ndryshuar mendje, nëse kancelari Scholz ose kryeministri Pedro Sanchez arrijnë të japin argumenta të bindshëm mbi këtë çështje.

Përpara një takimi të premten të ministrave të energjisë së BE-së, zoti Macron tha se Franca ishte në favor të blerjes së gazit në një nivel evropian dhe jo në nivel kombëtar dhe bëri thirrje për masa nga ana e Bashkimit Evropian për të kontrolluar çmimin e energjisë.

Ai tha se ishte e nevojshme të veprohet kundër spekulimeve duke shtuar gjithashtu se Franca ishte në favor të vendosjes së një tavani ndaj çmimit të gazit rus. Zoti Macron përsëriti gjithashtu thirrjet që të gjithë të mos përdorin kondicionerët kur është vapë dhe të kufizojnë ngrohjen në 19 gradë Celsius këtë dimër.

FRANCA Gjermania kriza energjitike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.