Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zgjedhjet vendore, ja sa bashki fiton aleanca Berisha-Meta. Analiza për 61 qytete

18:27 / September 6, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eduart zaloshnja 770x436 1 768x435 1 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Eduard Zaloshnja

Edhe votuesi më i thjeshtë shqiptar e kupton se futja e opozitës në zgjedhjet lokale me kandidtë të përbashkët e rrit ndjeshëm probabilitetin për më shumë kryebashkiakë opozitarë se sa kemi sot (vetëm në Shkodër kemi aktualisht një kryebashkiak opozitar). Në qoftë se përmblidhen rezultatet zyrtare të 25 prillit të vjetshëm për territorin e secilës nga 61 bashkitë aktuale, kjo aksiomë e thjeshtë statistikore bëhet edhe më e qartë (shihni tabelat shoqëruese).

Kështu, në territorin e 19 bashkive aktuale, partitë e mazhorancës (PS dhe PSD) morën më pak se 50% të votave. Gjë që do të thotë se, në qoftë se opozita futet me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale, ka shanse të fitojë teorikisht në të paktën 19 bashki (nga 61 që janë aktualisht).

Sidoqoftë kjo aksiomë e thjeshtë statistikore ka dy “Por” të mëdha nga mbrapa…

Së pari, që opozita të dalë me kandidtët të përbashkët, duhet që Berisha e Meta të bien dakord se në cilat bashki do të jenë kandidatët PD-istë dhe në cilat ata PL-istë. Dhe kjo është një marrëveshje që arrihet lehtë teorokisht (meqë të dy janë pozicionuar fare ashpër kundër Ramës), por jo praktikisht (sepse politikanët dhe votuesit lokalë kanë ambicie kundërvënëse në terren). Historia e zgjedhjeve lokale më 2011 dhe 2015 ka treguar se formula e kandidatëve të përbashkët nuk ka funksionuar mirë në disa bashki…

Së dyti, që opozita të dalë me kandidatë të përbashkët duhet që, pasi të arrihet marrëveshja Berisha-Meta, duhet që këta të dy të bëjnë marrëveshje edhe me fraksionin e Alibeajt. Këtu situata ndërlikohet edhe më tepër, sepse ky fraksion pretendon ligjërisht logon dhe vulën e PD-së. Por edhe në qoftë se arrihet një marrëveshje treshë Berisha-Meta-Alibeaj, është e vështirë që të sintonizohen në terren politikanët dhe votuesit lokalë në mbështetje të kandidatëve të përbashkët në të gjitha bashkitë. Gjatë vitit të fundit, lufta fratricide brenda gjirit të opozitës nëpër rrethe ka qenë shumë e ashpër…

SINORET ELEKTORALE TE 25 PRILLIT 2021
Bashkite PS+PSD P. Opozitare
Belsh 56.6% 43.4%
Berat 56.1% 43.9%
Bulqize 46.2% 53.9%
Cerrik 59.4% 40.6%
Delvine 52.9% 47.2%
Devoll 45.3% 54.7%
Diber 41.4% 58.6%
Dimal 54.1% 45.9%
Divjake 51.9% 48.1%
Dropull 55.0% 45.0%
Durres 50.6% 49.4%
Elbasan 53.2% 46.8%
Fier 53.6% 46.4%
Finiq 55.9% 44.1%
Fushe arrez 46.4% 53.6%
Gjirokaster 52.7% 47.3%
Gramsh 61.2% 38.8%
Has 35.8% 64.2%
Himare 60.0% 40.0%
Kamez 41.9% 58.1%
Kavaje 47.7% 52.4%
Kelcyre 52.4% 47.6%
Klos 46.9% 53.1%
Kolonje 54.3% 45.7%
Konispol 57.9% 42.1%
Korce 49.0% 51.1%
Kruje 49.7% 50.3%
Kucove 56.6% 43.4%
Kukes 38.3% 61.7%
Kurbin 31.3% 68.7%
Lezhe 43.1% 57.0%

 

SINORET ELEKTORALE TE 25 PRILLIT 2021
Bashkite PS+PSD P. Opozitare
Libohove 50.0% 50.0%
Librazhd 61.1% 38.9%
Lushnje 54.2% 45.8%
Maliq 53.3% 46.7%
Mallakaster 47.9% 52.1%
Malsi e madhe 49.8% 50.2%
Mat 51.6% 48.4%
Memaliaj 57.2% 42.8%
Mirdite 39.3% 60.7%
Patos 54.9% 45.1%
Peqin 53.3% 46.7%
Permet 58.1% 41.9%
Pogradec 49.9% 50.1%
Polican 66.4% 33.6%
Prrenjas 54.3% 45.7%
Puke 56.5% 43.5%
Pustec 57.4% 42.6%
Roskovec 53.1% 46.9%
Rrogozhine 54.8% 45.2%
Sarande 52.9% 47.1%
Selenice 61.0% 39.0%
Shijak 53.8% 46.2%
Shkoder 38.8% 61.2%
Skrapar 54.0% 46.0%
Tepelene 60.4% 39.6%
Tirane 52.8% 47.2%
Tropoje 32.3% 67.7%
Vau i dejes 50.1% 49.9%
Vlore 60.1% 39.9%
Vore 56.4% 43.7%
SHQIPERIA 50.9% 49.1%

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kryeministri Rama: Kredi me interes zero për çiftet e reja për blerjen e një apartamenti

12:31 / October 21, 2026

“Në 3 të lënduar, 1 është polic”/ Protestat, Rama: Policia nuk hyn në turmë për të bërë balet

12:27 / October 21, 2026

Dhuna nga të miturit, fatura familjes”, Rama: Bashkëpunim me BE, do u ndalojmë aksesin! Do vendosen në regjistra të veçantë

12:25 / October 21, 2026

“Kemi rritjen më të madhe ekonomike në rajon”/ Rama: Sulmi ndaj bankave, skenar djallëzor. Zbulojmë të maskuarit përmes teknologjisë

12:23 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.