Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Policia u çau gomonen, flet shqiptari që u kap në Francë: Isha bashkë me djalin, është lojë me jetën

18:37 / September 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shumë shqiptarë duan të largohen drejt vendeve të tjera me gomone dhe kanë qenë jo të pakta rastet kur janë kapur nga policia. Më i fundit ka qenë një rast i shpërndarë në rrjetet sociale, ku shihen shqiptarë që janë nisur drejt Anglisë, por janë ndaluar nga policia franceze.

Në përpjekje për të kaluar nga një plazh afër Dunkirk në video, ata janë sulmuar me spraj nga efektivët për të mos lejuar largimin e tyre. Channel 4 Neës bën me dije se në grupin e emigrantëve ishin shqiptarë, kurdë dhe irakianë.

Një prej personave që ishte pjesë e këtij grupi shqiptarësh që tentuan të largoheshin me gomone drejt Britanisë së Madhe ka rrëfyer në ABC se ka paguar 4 mijë euro por udhëtimi nuk shkoi siç parashikohej pasi u kapën nga policia.

22

Qytetari rrëfen se është hera e 3 që tenton të largohet drejt Britanisë së Madhe.

“Në këtë gomonen që e shpoi policia me thikë, që u shpërnda në rrejte sociale dhe në mediat e huaja. Kam qenë tek ky rast, unë bashkë me djalin.  Na kapën policia, disa ikën dhe disa na kthyen mbrapsht. Udhëtimi me gomone është shumë i rrezikshëm po nuk kam asnjë të ardhur këtu. Udhëtimi me gomone është të luash me jetën.” tha qytetari.

Mes të tjerash ai ka treguar edhe rrugëtimin e vështirë duke thënë se kushdo që e provon konkretisht po luan me jetën.

“Nuk ka më keq se udhëtimi me gomone. Mos e pyet. Aty është e prerë, u mbyte u mbyte!”

“Kontaktet i kam pasur me një mik. 2 rrugë 12 mijë paund. Rrugën e fundit e kam paguar 4 mijë euro. Më së shumti udhëtonim natën. Radhën e parë 7 orë radhën e dytë rreth 4 orë. Ndërsa në këtë gomonen e fundit na kapën” tha qytetari.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane tregon si u kap dhe ekstradua Sokol Hoxha pas 30 vitesh arrati: SHBA nuk është strehë për kriminelët

18:20 / August 7, 2026

“Ngecin” në portin e Durrësit Rolex-i dhe 351 puro, tentuan t’i fusin në Shqipëri të padeklaruara

18:01 / August 7, 2026

Klos/ Zjarret rezikojnë banesat në fshatin Plan i Bardhë, shpëtohet një invalid (Foto)

16:58 / August 7, 2026

Ekstradohet nga Italia “i forti i Bulqizës”, Fadil Tërnova. Kreu vetëm 3 vjet burg për vrasjen e një biznesmeni

16:00 / August 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.