Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në orën 3:30 të mëngjesit të së martës në Kolonaki, Athinë, kur një djalë i ri u hodh nga kati i tretë i pallatit me 100 mijë euro në krahë, por ra në një tendë dhe shpëtoi, kurse paratë fluturuan ngado.
35 vjeçari M.K., trashëgimtar i një kompanie të madhe dhe të njohur veshjesh, ndodhej në banesën e tij në rrugën Tsakalov në Kolonaki, lagje ndër më të shtrenjta në Athinë dhe befas ka marrë 100 mijë euro në duar dhe tok me to, ka dalë në ballkon dhe që aty është hedhur poshtë.
Gjatë rënies, ai ngeci në një tendë që gjendej mbi katin e parë të pallatit dhe shpëtoi, pasi përfundoi në trotuar i padëmtuar! Kurse një pjesë e mirë e parave fluturuan duke çuditur kalimtarët në këtë zonë që shihni në fotot e galerisë.
Hetimi nxori sot se djaloshi ishte nën efektin e narkotikëve dhe para se të hidhej kishte thënë se shihte dragonj dhe ishte trembur.