Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SHBA godet Erdoganin: Sovraniteti i ishujve grekë nuk diskutohet

23:42 / September 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erdogann
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar orët e fundit për konfliktin e lindur mes Turqisë dhe Greqisë pasi Athina sugjeron se Ankaraja po kryen kërcënime të përshkallëzuara dhe pretendime ndaj ishujve grekë.

Një përfaqësues i Departamentit të Shtetit në Uashington, tha se “në një kohë kur Rusia ka pushtuar përsëri një shtet sovran evropian, deklaratat që mund të rrisin tensionet midis aleatëve të NATO-s janë veçanërisht kundërproduktive”.

Ai vazhdoi: “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të inkurajojnë aleatët e NATO-s që të punojnë së bashku për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet përmes diplomacisë.

Sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet të respektohet dhe të mbrohet. Sovraniteti i Greqisë mbi këto ishuj nuk është i diskutueshëm. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga retorika dhe veprimet që mund të përshkallëzojnë më tej tensionet”.

Turqia muajt e fundit ka rritur kritikat ndaj Greqisë duke e akuzuar se ka vendosur trupa ushtarake në ishujt e Egjeut lindor, pranë bregdetit turk dhe në shumë raste, të dukshme nga bregu. Këta ishuj duhej të çmilitarizohen sipas Traktatit të Lozanës së vitit 1923 dhe Traktatit të Parisit të vitit 1947, kështu që çdo trupë apo armë në ishuj është rreptësishtë e ndaluar.

Erdogan kufinjte SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbi 30 mijë hektarë të djegur, Spanja në betejë me flakët dhe vapën ekstreme

12:56 / July 22, 2026

Bllokimi i Ngushticës së Hormuzit rrit çmimet e energjisë, nafta arrin nivelin më të lartë në gjashtë javë

12:17 / July 22, 2026

Britani e Madhe/ Nga bileta e autobusit te fatura e energjisë elektrike, qeveria e re premton lehtësim për koston e jetesës për qytetarët

12:14 / July 22, 2026

Trump miraton marrëveshjen bërthamore civile me Arabinë Saudite, shtohen shqetësimet për sigurinë në Lindjen e Mesme

11:10 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.