Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora në përfundim të koncertit që mbajti mbrëmjen e së martës në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë tha “Albania in my blood, Kosova in my vens (Shqipëria në gjakun tim, Kosova në venat e mia)”.
Rita Ora dha një mesazh për të gjithë që nuk do ta harrojë kurrë Shqipërinë dhe do të kthehet sërish për shqiptarët që e duan muzikën e saj, por nuk dha një datë rikthimi. Më pas bëri postime në Instagram duke thënë se ishin rreth 30-40 mijë persona, të cilët i falenderon publikisht për praninë.
Muzika tradicionale nuk mungoi as këtë herë. Artistja e ka kthyer në traditë që të kërcejë vallen e Tropojës. Gjatë performancës, Rita Ora dha mesazhin se “Nuk do ju zhgënjej kurrë”. Vëmendje të madhe mori edhe veshja e këngëtares, e cila ishte kujdesur që të kishte ngjyrat kuqezi por jo vetëm. Stilisti Valdrin Sahiti kishte menduar diçka të veçantë. Bodyn e zezë e shoqëroi me flamurin kuqezi.




