Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sulmet ruse ndaj termocentralit bërthamor në Zaporizhia, OKB: Një “lojë me zjarrin”

09:01 / September 7, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zaporizhzhia nuclear1 500x335 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike tha të martën se sulmet e vazhdueshme në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias në Ukrainë janë “të papranueshme” dhe ai kërkoi krijimin e një zone të çmilitarizuar brenda dhe përreth objektit. “Ne po luajmë me zjarrin dhe diçka shumë katastrofike mund të ndodh”, paralajmëroi Rafael Mariano Grossi gjatë një prezantimi virtual para Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Kjo është arsyeja pse në raportin tonë kemi propozuar krijimin e një zone të mbrojtur dhe të sigurisë bërthamore në perimetrin e termocentralit”.

Ai tha se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike është e gatshme të fillojë konsultimet e menjëhershme me palët me hapa konkretë për krijimin e një zone të tillë. Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike publikoi një raport më parë të martën pas misionit që ai drejtoi javën e kaluar në termocentralin bërthamor të Zaporizhias. Në të, ai dhe ekipi i tij përshkruajnë dëme të mëdha në uzinë, por ata nuk e fajësuan asnjërën palë. Rusia, forcat e së cilës kanë kontrolluar objektin që nga fillimi i marsit, dhe Ukraina, inxhinierët e së cilës operojnë termocentralin bërthamor, kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e objektit.

Inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike gjetën trupa dhe pajisje ruse brenda termocentralit, duke përfshirë automjete ushtarake të stacionuara pranë turbinave. Ata e vlerësuan gjithashtu situatën e personelit si shqetësuese, pasi ata po punojnë “nën stres dhe presion të lartë” që, sipas tyre, mund të çojë në një gabim njerëzor gjatë operimit të termocentralit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se “duhen ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të shmangur” dëmtimin e termocentralit, duke i thënë Këshillit të Sigurimit se kjo do të “mund të shkaktonte një katastrofë” për rajonin dhe më gjerë.

“Të gjitha përpjekjet për të ripërcaktuar termocentralin si infrastrukturë thjesht civile janë jetike”, tha ai. Zoti Guterres u kërkoi forcave ukrainase dhe atyre ruse të mos angazhohen në asnjë aktivitet ushtarak brenda ose rreth termocentralit bërthamor dhe të krijojnë një zonë të çmilitarizuar. “Në mënyrë të veçantë, kjo do të përfshinte një angazhim nga forcat ruse për të tërhequr të gjithë personelin dhe pajisjet ushtarake nga ai perimetër dhe një angazhim nga forcat ukrainase për të mos bërë lëvizje drejt objektit”, tha zoti Guterres.

Ambasadori i Ukrainës në OKB tha se qeveria e tij “kurrë nuk ka kryer” veprime ushtarake rreth uzinës, pasi kjo do të rrezikonte qytetarët e saj dhe miliona njerëz të tjerë në vendet fqinje. “E vetmja mënyrë për të hequr përfundimisht kërcënimin bërthamor që rrjedh nga prania e paligjshme ruse është tërheqja e armatimit dhe trupave ruse dhe kthimi i stacionit nën kontrollin legjitim të plotë të Ukrainës”, tha ambasadori Sergiy Kyslytsya për situatën në centralin bërthamor të Zaporizhzhias.

Presidenti Volodymyr Zelenskyy në një video-mesazh në mbrëmjen e së martës tha se Kievi do të studiojë propozimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për të kuptuar se çfarë nënkupton “mbrojtja” e uzinës. Ambasadori i Rusisë në OKB fajësoi Ukrainën për bombardimet e vazhdueshme të zonës, duke përfshirë edhe ato në momentet kur inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike po udhëtonin drejt centralit bërthamor. Vassily Nebenzia nuk komentoi propozimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për krijimin e një zone të çmilitarizuar rreth centralit bërthamor.

Zëvendës ambasadori amerikn në OKB hodhi poshtë akuzat ruse, duke i quajtur ato një përpjekje për të shmangur pranimin e përgjegjësisë së Moskës për situatën, që ka krijuar përmes sulmit ndaj Ukrainës. “Rusia nuk ka të drejtë të ekspozojë botën ndaj rrezikut të panevojshëm dhe mundësisë së një katastrofe bërthamore”, tha zëvendës ambasadori i SHBA-së, Jeffrey DeLaurentis. Kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës tha të hënën se centrali në Zaporizhia ishte shkëputur nga rrjeti elektrik për shkak të bombardimeve ruse. Ministri ukrainas i Energjisë, German Galushchenko, tha në rrjetin Facebook se kompania shtetërore ukrainase Energoatom nuk ishte në gjendje të bënte riparime ndërsa vazhdonin luftimet rreth centralit.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, tha se ishte informuar nga Ukraina se linja rezervë e tensionit nuk ishte dëmtuar dhe se ekspertët pritet ta rilidhin centralin në rrjet gjatë ditëve në vijim. Në raportin e saj, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se paçka rrethanave, tre termocentralet e tjera bërthamore të Ukrainës-Khmelnytskyy, Rivne dhe Ukraina e Jugut “kanë vazhduar të funksionojnë në mënyrë të sigurt që nga fillimi i konfliktit” më 24 shkurt. /VOA/

Zaporizhzhia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.