Aktori i njohur, Agron Llakaj ka dy nipër dhe një mbesë dhe herë pas here tregon dashurinë që ka për ta. Ai poston foto dhe video të ndryshme në rrjetet sociale, duke i dedikuar pafund fjalë të ndjera.
Së fundmi, nipi i tij i vogël, Brus festoi ditëlindjen dhe mbushi 2 vjeç. Nuk kishte se si të mungonte dhe një urim nga gjyshi Goni, i cili ka ndarë disa foto dhe video të vogëlushit. Llakaj e ka konsideruar si kuptimin e jetës.
