Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbër Mazniku i pranishëm në Komisionin e Reformës Territoriale, propozoi që Kamza dhe Vora të bashkohen me Tiranën.
Sipas tij, kjo do të ofronte shërbime më cilësore për qytetarët e Tiranës dhe do bënte që ata të mos ndihen sikur janë pjesë e një qyteti të nivelit të dytë.
“Bashkimi i Vorës dhe Kamzës në territorin e Tiranës do jepte cilësi më të mirë për qytetarët. Dhe që këta të fundit të mos kishin një ndjesi si pjesë e një qyteti të nivelit të dytë”.