Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Presidenti slloven: Kosova “s’ka nga luan” me Asociacionin/ Osmani: Shikoni Serbinë

22:35 / September 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vjosa osmani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk ekziston ndonjë alternativë për Asociacionin e komunave serbe, ndaj Kosovës nuk i mbeten shumë mundësi të tjera përveçse të zbatojë marrëveshjen e arritur në Bruksel. Pas takimit në Prishtinë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti slloven, Borut Pahor u përpoq të tregonte se autoriteteve kosovare nuk i mbeten shumë mundësi lëvizjeje.

“Kosova dhe Sllovenia kanë shumë këndvështrime të njëjta për çështjet problematike në botë, por kemi edhe dallime, dhe një prej tyre është për zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Një nga marrëveshjet është për Asociacionin. Presidentes Osmani i kam thënë që, ndonëse mbështes Gjykatën Kushtetuese, pres të gjendet një zgjidhje për zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Përderisa nuk ka propozime dhe alternativa, vlen marrëveshja e arritur më parë”, tha Pahor.

Osmani kujtoi se Kosova ka zbatuar 99 për qind të marrëveshjeve të arritura me Serbinë në Bruksel, por për çështjen e Asociacionit vlen vendimi i Gjykatës Kushtetuese. “Ne nuk mund të krijojmë entitet mono-etnik, përderisa bazamenti në të cilin është ndërtuar Kushtetuta jonë është multi-etniciteti”, tha ajo teksa shtoi se Serbia vetë ka shumë marrëveshje të pazbatuara, ndërsa kishte diçka për të thënë për edhe për Listën Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë.

Lista Serbe është shndërruar në përfaqësuese të interesave të organizatave kriminale….

Sipas autoriteteve në Kosovë, Millan Radoiçiç, nënkryetar i Listës Serbe është një prej krerëve të strukturave ilegale në veri të Kosovës. Ai gjendet aktualisht në arrati.

asociacioni presidenti slloven Vjosa Osmani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas 36 vitesh, Hungaria hap dosjet e policisë sekrete të komunizmit

22:41 / November 4, 2026

Aksident ajror në Florida, helikopteri rrëzohet në det, një viktimë dhe dy të plagosur

22:01 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.