Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Spartak Ngjela bën deklaratën e fortë: Nëse nuk kontrollon dot as bastet, thyej qafën e ik

23:02 / September 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ngjela spartaki
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati Spartak Ngjela, ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në lidhje me bastet, ku u shpreh se nëse shteti nuk arrin dot të kontrollojë, atëherë është koha që kryeministri të largohet.

Ngjela tha se të duash të ndalosh bastet, është të kesh një ideologji komuniste e cila kishte frikë nga pushteti i parasë.

Politika është mobilitet parmanent kjo ndodh në të gjithë botën. Lëvizje permanete mohon ç’ ke thënë se mendon se kjo është më e mirë. Edhe në këtë skenën që po dëgjoj ka mendime komuniste. Pse nuk pyesim pse nuk e linte komunizmi bixhozin? Nuk e kishte me bixhozin, nuk pranonte forcën e madhe të parasë. E mbani mend sa forcë ka pasur paraje tek ne? Aspak se s’kishe ç’bleje. Bastet e bixhozi janë e njëjta gjë.

Nëse i referohemi Oxford-it, bastet janë risk fat e sukses.

Kur janë hequr bastet nuk jam shprehur në shtyp por e kuptova që ishte natyrë e vjetër. Bastin e krijon paraja jo individi, ai do fitimin. Shteti nuk mund të thotë që fakti që nuk e kontrollon më bëj ta ndaloj. Kur nuk e kontrollon thyej qafën e ik.

Duhet të kuptojmë që bixhozi ka kontroll personal, nuk ka nevojë të kontrollojë shteti. Shteti kontrollon sa merr lojtari nga paratë që xhirohen në një kazino. Sa e ka raportin fituesi dhe sa shteti apo kazionoja. Këto janë pyetjet që duhen bërë. Nëse themi prish natyrën e njeriut atëherë ndaloni paranë.

Këta nuk kanë fuqinë e burrit shtet që thotë bëmë gabim që e ndaluam se 1, 2, 3. Këta nuk flasin. Dëgjuat cili ishte shkaku pse u pushua drejtori i policisë? Kryeministri nuk dha shkak si mund ta shkarkosh një njeri me atë post pa shkak. Nesër do thonë e hoqëm se ishte kundër bixhozit. Kriticizmi që i është bërë basteve, janë të gabuara.

Shteti humbte 48 milion dollarë në vit ndaj e ka kritikuar që atëherë. Lëreni moralin komunist dhe njeriun e ri. Ato nuk kontrollohen nga shteti por sistemi gjyqësor, ka apo vjedhje apo spekulim. Kemi një ligj për bastet e bixhozin, duhet të jetë i kontrolluar nga i gjithë syri i shtetit. Nuk mbyllen kazionot se nuk i kontrollon dot kryeministri, në këtë rast ikën kryeministri”, tha ai.

Bastet kontroll spartak ngjela
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.