Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Mizoritë në Ukrainë, ushtari rus: Pritjani veshin

08:37 / September 8, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 35
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një vesh i prerë, një urdhër për të shkatërruar “gjithçka që shihni”. Ushtari 21-vjeçar rus, Stanislav Shmatov, nuk ka pasur ide që Shërbimi ukrainas i Sigurisë (SBU) i ka incizuar bisedat e tij kur ai e ka kontaktuar familjen në Rusi nga rajoni ukrainas i Harkivit. Sikur edhe pjesa tjetër e personelit rus në Ukrainë, në muajt e parë të luftës, ai ka folur lirshëm në telefon.

Më 15 prill, në disa biseda me babain e tij 51-vjeçar, Aleksandr Shmatov dhe një familjare të tij, Irina Zheleznikova, Shmatov, e ka përshkruar torturën dhe abuzimet që i janë bërë një të burgosuri ukrainas, si dhe për plaçkitjet në rajonin e Harkivit. Shmatov e përshkruan veten në bisedat e incizuara telefonike si shofer i një pajisjeje ushtarake. Në një tjetër bisedë telefonike më 16 gusht, ai i ka treguar Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë (REL), më shumë hollësi për vrasjen e një burri, pas nisjes së sulmit të paprovokuar të Moskës në Ukrainë më 24 shkurt.

Sipas Konventave të Gjenevës, të vitit 1949, të cilat i kanë nënshkruar Rusia dhe Ukraina, tortura, shkaktimi i qëllimshëm i plagëve, vrasja e të burgosurve të luftës, shënjestrimi i qëllimshëm i popullatës civile dhe shkatërrimi i pronës pa pasur nevoja ushtarake, konsideron si krime lufte. Kievi ka nisur hetime për gati 32.000 krime të dyshuara të luftës, prej nisjes së saj. Brigada e 15-të e ushtrisë ruse, e cila ka qenë aktive edhe në mars të vitit 2014, kur Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë.

Grupi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Harkiv, një prej monitoruesve të luftës, ka marrë mbi 400 kërkesa për hetime të rasteve në zonat e pushtuara nga Rusia në Harkiv. Vetë grupi ka identifikuar 4.000 incidente përmes raportimeve në media apo rrjete sociale. Mirëpo pa pasur qasje në zonat e pushtuara, aktivistët ukrainas dhe ata ndërkombëtarë, nuk mund të verifikojnë lehtësisht këto raportime.

“Situata është goxha e komplikuar”, ka thënë Hanna Ovdiyenko, avokate në Grupin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Harkiv. “Aktualisht, shumica e krimeve fshihen për shkak se nuk kemi qasje në territoret e pushtuara”. Megjithatë, fotografitë satelitore, të dhënat e telekomunikimeve dhe komentet e vetë Shmatovit, kanë mundësuar që të identifikohet lokacioni i fshatit ku besohet se është kryer vrasja.

Sipas incizimeve të siguruara nga burimet brenda institucioneve të sigurisë në Ukrainë, thirrja e tij e parë besohet se është identifikuar më 3 mars, afër Çernihivit, rajon rreth 140 kilometra në verilindje të Kievit. Gjurmët e tij digjitale janë zhdukur brenda një muaji, pasi trupat ruse janë larguar nga zonat rreth Çernihivit, meqë trupat ruse kanë dështuar që të marrin kontrollin e kryeqytetit ukrainas, Kievit.

Në mesin e muajit prill, një kullë telefonike në lindje të Ukrainës, e ka identifikuar sinjalin e tij. Përdorimi i telefonave mobilë në zonat me internet të pasigurt, i ka mundësuar ushtrisë ukrainase që vazhdimisht të përgjojë trupat ruse. Mirëpo Shmatov nuk ia ka vënë mendjen kësaj pune.

“Ne kemi qëlluar me armë në gjithçka”. Në një bisedë me një burrë, që besohet të jetë babai i tij – meqë edhe kanë adresën e njëjtë në Rusi – Shmatov ka thënë se brigada e tij ka sulmuar në fshat me raketa dhe armë tjera nga të tria anët. “Kemi qëlluar me armë gjithçka – shtëpi, makina, gjithçka. Kemi shkatërruar të gjitha shtëpitë me tanke”, ka thënë Shmatov. “Kemi dy të burgosur. Ua kemi marrë pushkët AK-47, dhe pushkët tjera”.

“Ua kemi prerë nga një vesh”. “Pse?” ka pyetur babai i tij, Aleksandr Shmatov. “Ai nuk ka dashur të ecë, andaj ia kemi prerë veshin”, ia ka kthyer përgjigjen ushtari. Babai i ka thënë që kjo gjë tingëllon “ashpër”, mirëpo i biri nuk është pajtuar. “Nuk e kemi qëlluar me plumb në kohë, kështu që ai është mirë”, ka thënë ushtari, Stanislav Shmatov. Ushtarëve mund t’iu “priten një apo dy gishtërinj”, ka shtuar ai duke buzëqeshur. /Rel/

russia ukraine war
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.