Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ceremonia zyrtare, Muhamet Rrumbullaku merr “frenat”. Çuçi: Më i miri për reformimin e Policisë

09:29 / September 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 37
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me shkarkimin e Gledis Nanos, stafën e Policisë së Shtetit e merr Muhamet Rrumbullaku. Dje u bë prezantimi i tij nga kryeministri Edi Rama, ndërsa mëngjesin e sotëm në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u mbajt ceremonia e marrjes së detyrës nga Drejtori i Ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku.

Ceremonia u hap me himnin e flamurit Kombëtar, ku më pas Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi mbajti një fjalim, ku tha se nuk kishte personazh më të mirë për ta çuar përpara detyrën e kreut të Polcisë, ndërsa e këshilloi Rrumbullakun për peshën e madhe që ka flamuri i Shqipërisë.

“Drejtori i ri vjen në një moment shumë të rëndësishëm të reformimit të Policisë së Shtetit. Një proces transformimi që ka marrë kohën e vet. Nuk kishte personazh më të mirë për ta çuar përpara këtë detyre. Veç kritereve ligjore, është nga të pakët punonjës të policisë që ka krijuar një figurë me integritet të lartë moral dhe profesional. Është nga të pakët që ka qenë në pjesën më të madhe në profesione me përgjegjësi dhe e ka pasur të qëndrueshme. Rrumbullaku, ju sot do të merrni në dorëzim flamurin e organizatës. Ne respektojmë shumë flamuj të vendeve të tjera, por flamuri i vetëm të cilit i përulemi të gjithë dhe për të cilin kanë dhënë jetën shumë shqiptarë të mirë, edhe përfaqësues të policisë dhe çdo shqiptar i mirë është gati ta japë jetën, është flamuri me dy krerë. Mos e harroni në asnjë ditë të punës suaj”, u shpreh Çuçi.

Muhamet Rrumbullaku Policia e shtetit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.