Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ministrja e Financave tregon sesa do të rriten pagat, pensionet dhe ndihma ekonomike

09:36 / September 8, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 40
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në prezantimin e paketës së re anti-krizë, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, tregoi sesa do të rriten pagat në sektorin publik, edhe por sesa do të jetë mburoja sociale për secilën kategori.

-Indeksohen me 6% pensionet, kostoja 2 mld lekë, dhe përfitojnë 674 mijë përfitues
-Rriten me 7% pagat e administratës me kosto 713 mln lekë përfitojnë 41 mijë punonjës
-Pagat e policisë së shtetit rriten me 5560 lekë në muaj për 10800 punonjës
-Pagat e policisë së burgjeve rriten me 10548 lekë në muaj për 3600 punonjës
-Pagat eadministratës rriten me 5000 lekë në muaj për 20 mijë punonjës
-Paga minimale rritet me 7%, shkon në 34 mijë lekë në muaj dhe përfitojnë 200 mijë punonjës

Fjala e ministres

Shqetësimi kryesor që ka pasur qeveria ka qenë përballimi i krizës dhe problematikat. Që prej marsit morëm një paketë masash të rëndësishme. Dua t’u tregoj se rreth 5.6% të buxhetit të familjeve shqiptare përbëhet nga pagesa e energjisë elektrike. Nëse do të reflektonim çmimet reale të energjisë, kjo do të shkonte në 50% të buxhetit të familjeve shqiptare. Këtë e ndaluam duke ndikuar në fuqinë e tyre blerëse. Gjithashtu vendosëm që do të subvencionomi të gjithë ata individë që nuk përballonim rritjen e çmimeve të ushqimeve. Më shumë se 500 mijë individë u ndihmuan herën e parë.

Tashmë e gjejmë veten në një situatë ndryshe nga ajo që parashikonim në mars. Të gjithë parashkonin që në gjysmën e dytë të vitit, inflacioni të ngadalësohej. Por lufta nuk mbaroi dhe efektet e saj në çmimet e konsumit dhe karburanteve nuk mbaruan. Kjo është arsyeja pse na duhej të merrnim një vendim për mbështetje afatmesme për një krizë e cila ka vendosur të qëndrojë. Sic prezantoi dhe kryeministri, kemi vendosur të mbajë subvencionimin e energjisë elektrike. Nga pensioni i muajit shtator që do fillojë të paguhet në tetor, do të indeksojmë 6% të gjitha kategoritë.

Pagat në sektorin publik rriten me 7% aq sa parashikohet inflacioni. Janë 41 mijë punonjës të administratës publike që do të mbështeten me masën, 10.800 policë, më shumë se 20 mijë punonjës mbështetës që përfitojnë nga rritja e pagës. Do rrisim me 10% masën e përfitimit për mfamiljet me ndihmë ekonomike, për gratë me 2 fëmijë, do dyfishojmë masën e ndihmës ekonomike për personat mbi 65 vjec. Kjo paketë ka adresuar dhe nevojat e personat me aftësi të kufizuar dhe kemi vendosur të rrisim dhe mbështetjen për energjinë elektrike që marrin.

Do të vijojmë të targetojmë ata sektorë të biznesit që jnaë më të prekur nga kriza. Do të vijojmë të japim naftë pa taksa për fermerët, kemi vendosur subvencion shtesë për mbjelljen grurit në vlerën 500 milionë lekë. Kemi mbështetur sektorin e peshkimit me koston shtesë për karburante. Do vijojmë të mbështesim qytetarët dhe bizneset e vogla për energjinë elektrike.

Capture 39
Capture 41

Paga
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria në fazë plakjeje agresive, për herë të parë në histori mosha mediane arrin BE-në

10:53 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.