Eksperienca e Postës Shqiptare në fushën e E -Commerce, digjitalizimi dhe risi te reja me fokus qytetarin si karta sociale, rivilatizimi i plotë i flotës së saj ishin temat kryesore të trajtuara në Forumin e Shitjeve (Retail Forum) organizuar në koordinimin e Postës Shqiptare.
Administratorja e Postës Shqiptare, Anisa Kaltanji, prezantoi tek të pranishmit fokusin e institucionit që ajo drejton i cili është i orientuar tek shërbimet postare dhe financiare.
“Sot, eksperiencën tonë në fushën e E-Commerce, ne mund ta reflektojmë tek operatorët postarë që sot janë pjesëmarrës në forum”, u shpreh Kaltanji.
Gjithashtu Kaltanji theksoi se Posta Shqiptare mbetet e angazhuar për të sjellë risi në digjitalizim, duke pasur në fokus projekte të reja në shërbim të qytetarëve si karta sociale dhe rivilatizimi i plotë i flotës së postës shqiptare:
“Sot Posta Shqiptare ka kënaqësinë që të ftojë 20 operatorë të tjerë postarë për t’u takuar në Shqipëri në një forum të dedikuar për strategjinë e shitjeve dhe zhvillimit në fushën e tregëtisë elektronike. Kjo është një qasje tërësisht e re përsa i përket zhvillimeve teknologjike tek Posta Shqiptare por njëkohësisht dhe trendet e fundit përsa i përket zhvillimeve në botë sesi përqasen për tregun shqiptar për ti mundësuar të gjithë ‘Start up-eve’ në Shqipëri dhe bashkëkombasve tanë në Kosovë mundësinë për të qenë pjesë e platformave të tregtisë elektronike që tashmë në Postën Shqiptare janë realitet.
Posta Shqiptare përveç shërbimeve kryesore, me të cilat tashmë qytetarët tashmë njihen drejtpërdrejt, për këtë vit do të ketë platformën e parë të tregtisë elektronike. Mirëpresim me shumë kënaqësi daljen e kartave sociale, ku do targetojmë pensionistët dhe të gjithë personat në ndihmë ekonomike, si akses ndaj shërbimit bankar dhe jo vetëm”, u shpreh Kaltanji.



