Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Shefki Kuqi plas bombën: Zgjodha Finlandën, sepse Shqipëria më kërkoi para!

20:19 / April 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shefki Kuqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kombëtarja shqiptare që nga grupmoshat e deri tek ekipi i parë ka qenë një vatër korrupsioni dhe qokash! Rastet ku futbollistëve i janë kërkuar para nuk numërohen me gishtat e duarve, por do të duhej një listë e gjatë për t’i shënuar. Të gjithë rastet nuk janë bërë publike, por ka dhe prej atyre që guxojnë të flasin hapur.

Ish-lojtari i Finlandës, Shefki Kuqi, ka pranuar hapur në emisionin “Sporti Total” në “Kohavision” se kombëtarja shqiptare i ka kërkuar para, prandaj zgjodhi Finalandën.

Ai tregon dëshirën e tij për t’u veshur kuqezi, por në atë kohë luheshin interesa të tjera në shpatullat e ekipit tonë.

“Që në fillim unë kam pasur dëshirë dhe kam tentuar të luaj për Shqipërinë. Por ata kërkonin para dhe gjëra të tjera. Ashtu ishte atëherë si për pasaportën, si për të luajtur në kombëtare.

Nuk më interesonin këtë gjëra dhe mu dha shansi për Finlandën, ku pata një karrierë të bukur e të gjatë”.

Ish-sulmuesi i njohur ka folur dhe në lidhje me zgjedhjet aktuale të futbollistëve të rinj për Kombëtaren e Shqipërisë, apo përfaqësuesen e Kosovës.

“Tani ka ndryshuar mentaliteti. Një fëmijë që është rritur në një shtet tjetër, nuk e di se sa e ka lidhjen me Kosovën. Këtu tifozët e duan futbollin me zemër. Tani çdo përfaqësuese ka lojtarë të shteteve të tjera”.

Kuqi ka luajtur 62 ndeshje për Finlandën duke shënuar 8 gola. Ai ka pasur një karrierë të pasur me ekipe si Fulham, Newcastle, Crystal Palace, Ipswich, Derby, Blackburn, Swansea etj.

Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria pret Samitin e NATO-s/ Ministri Nufi: Vendim që tregon besimin e aleatëve

22:58 / July 8, 2026

Botërori 2026 afron ora e së vërtetës, cilat do të jenë skuadrat gjysmëfinaliste dhe si do të shkojnë çerekfinalet?

22:43 / July 8, 2026

Zvicër-Kolumbi/ Beteja që vulos çerekfinalet, Xhaka dhe Jashari e nisin nga minuta e parë

22:18 / July 7, 2026

Argjentina përmbys Egjiptin dhe siguron çerekfinalen, Messi protagonist i madh

20:42 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.