Mbretëresha Elizabeth II është ndarë nga jeta këtë të enjte në moshën 96-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar nga Familja Mbretërore përmes një postimi në “Twitter”.
Lexo edhe :
[custom-related-posts]Elizabeth II mban rekordin si monarkja më jetëgjatë në botë. Tashmë që mbretëresha nuk jeton më, vendi do të hyjë në një procedurë strikte dhe mjaft të ndërlikuar.
Elizabeth u ngjit në fron në vitin 1952, pas vdekjes së babait të saj, mbretit George VI. Ajo mbikëqyri grahmat e fundit të perandorisë britanike, përballoi trazirat globale dhe skandalin e brendshëm dhe modernizoi monarkinë.
Me vdekjen e saj, djali i saj i madh Charles, ish-Princi i Uellsit, do të udhëheqë vendin si Mbreti i ri.
