Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Raporti i KLSH / Qindra milionë lekë abuzime në ujësjellësin e Gjirokastrës, kryebashkiaku dhe administratori “mbyllin sytë”

21:13 / September 9, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pazari vjeter gjirokaster
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qindra milionë lekë dëm i janë shkaktuar shtetit nga abuzimet në Ujësjellësin e Gjirokastrës. Alarmin e ka ngritur Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka ushtruar një kontroll të imtësishëm duke gjetur shumë abuzime.
Edhe pse KLSH në raportin e saj ka rekomanduar disa masa për disa punonjës, as nga administratori i UKGJ Gentian Llogo dhe as nga kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi nuk kanë marrë asnjë masë, ndonëse po bëhen disa muaj.

KLSH ka rekomanduar masa deri në shkarkim për administratorin Gentian Llogu dhe është kryetari i Bashkisë Flamur Golemi si aksionari i vetëm i Asamblesë së Përgjithshme që duhet të marrë masa, ndërkohë që Llogu duhet të marrë masa dhe të reagojë për punonjësit e UKGJ.

Auditimi i KLSH-së është bërë për periudhën nga 1 janari 2019 deri më 31 dhjetor 2021 sa i përket përdorimit të fondeve/ burimeve të Shoqërisë Aksionare UKGJ, gjatë ushtrimit të aktivitetit përkatës.

Sipas KLSH-së bazuar në evidencat e auditimit dhe dokumentacionin e vënë në dispozicion janë konstatuar se në veprimtarinë e Shoqërisë aksionare UKGJ, janë evidentuar devijime nga kuadri ligjor dhe rregullator në fuqi.
Një nga rekomandimet e KLSH-së ka të bëjë me marrjen e masave për kualifikimin e operatorëve të cilët përmbushin plotësisht dhe saktësisht kriteret e vendosura me qëllim përdorimin e fondeve me efektivitet, eficiencë dhe ekonomicitet.

Po kështu në raport thuhet se janë qindra miliona lekë dëm ekonomik dhe përdorim pa efektivitet për paga, shpërblime, mosrespektim i kuadrit ligjor dhe rregullator në dy procedura prokurimi.

Sipas KLSH, titullari nuk ka marrë masa për krijimin e një strukture të qëndrueshme organizative, duke bërë 3 herë ndryshime në vitin 2019, 24 herë ndryshime në vitin 2020 dhe 20 herë ndryshime në vitin 2021.
“Për vitin 2019 janë bërë 172 emërime, largime, pezullime, dorëheqje, ndryshime pozicioni dhe ndryshime page;
Për vitn 2020: 197 emërime, largime, pezullime, dorëheqje, ndryshime pozicioni dhe ndryshime page;
Për vitin 2021: 199 emërime, largime, pezullime, dorëheqje, ndryshime pozicioni dhe ndryshime page.
Numri i punonjësve është i pamiratuar dhe i pa programuar nga Këshilli i Administrimit.
Niveli i pagave është diferencial dhe diskriminues dhe nuk përkon me nivelin e arsimit përkatës.
Struktura është e paqartë dhe e paorganizuar në kuptimin e drejtorive, specialistëve, punonjësve dhe varësia e punonjësve me eprorët përkatës nuk është e mirëpërcaktuar.
Në përgjithësi nuk shpallen vendet vakante dhe nuk është dokumentuar në asnjë rast intervistomi apo testimi i kandidatëve;

KLSH i rekomandon administratorit të UKGJ SHA, të marrë masa disiplinore për mbi 10 punonjës që sërish kanë mbetur pa përgjigje”, thuhet në rekomandimet e KLSH-së.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

10:18 / September 8, 2026

 Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

09:39 / September 8, 2026

Ndryshimet në qeveri/ Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut si ministre të Shëndetësisë

09:28 / September 8, 2026

Kuvendi rinis këtë të martë, në tryezë harta territoriale dhe pagat e magjistratëve

09:21 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.