Deputeti socialist, Erion Braçe shprehet se çmimi i energjisë elektrike për shumicën dërrmuese të shqiptarëve nuk do të rritet.
Teksa ka treguar faturat e tij të konsumit të energjisë, Braçe iu përgjigjet kritikëve duke theksuar se qeveria po mbron familjarët, biznesin e vogël dhe të mesëm, pa asnjë regjim kufizimi.
“CMIMI I ENERGJISE ELEKTRIKE PER SHUMICEN DERRMUESE TE SHQIPTAREVE, NUK DO TE RRITET! DUA TU TREGOJ KONSUMIN TIM DHE FATURAT E MIA! Qeveria po mbron familjaret, biznesin e vogel e te mesem, me cmime te pandryshuara e cmime me te ulta se cmimi real ne treg; PA ASNJE RREGJIM KUFIZIMI TE ENERGJISE, ZERO! Zhurma per konsumin mbi 800 kw, nuk ka lidhje me shumicen derrmuese te shqiptareve, KA LIDHJE ME PAKICEN E PAKICES!”
