Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

SHBA bën paralajmërimin e frikshëm: Ja çfarë do të ndodhë me çmimin e karburantit gjatë dimrit

22:22 / September 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jenet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, tha të dielën se ekziston mundësia e rritjes së çmimit të gazit në Shtetet e Bashkuara gjatë periudhës së dimrit, kur Bashkimi Evropian do të shkurtojë ndjeshëm blerjen e naftës ruse. Zonja Yellen tha se po shqyrtohet një propozim i vendeve perëndimore lidhur me vënien e një çmimi tavan për naftën ruse me qëllimin për të mbajtur nën kontroll çmimet.

“Ekziston rreziku, ndaj po punojmë për vënien e një çmimi tavan në përpjekje për të trajtuar situatën”, tha zonja Yellen për rrjetin CNN.

Rritja e çmimit mund të shkaktohet nga ndërprerja e blerjes së naftës ruse nga Bashkimi Evropian dhe ndalimi i shërbimeve që lejojnë Rusinë që të transportojë naftë me anije cisternë, tha ajo.

Plani i çmimit tavan, për të cilin kanë rënë dakord vendet e pasura të G7, kërkon që vendet pjesëmarrëse të ndalojë dhënien e sigurimeve, financimet, navigimin dhe shërbime të tjera për transportet e naftës me çmim mbi atë që do të përcaktohet nga vendet e G7 për naftën e papërpunuar dhe nënproduktet e saj.

Zonja Yellen tha se vënia e kufirit të çmimit të karburantit synon të ulë fitimet që Rusia mund t’i përdorë për të financuar luftën në Ukrainë, duke ruajtur furnizimet ruse të naftës për të mbajtur të ulëta çmimet globale.

cmimi karburanti SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.