Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tragjedia në mes të Mesdheut, 4-vjeçarja humb jetën nga etja

09:37 / September 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
4 vjecarja siriane 1280x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej vitesh po luftojnë për një jetë të sigurtë, por rruga e tyre që kalon nëpër dete, është edhe një vend “vdekje” për ta. E kemi fjalën për sirianët, dhe ngjarjet tragjike që kanë jetët e tyre.

Një vajzë 4-vjeçare siriane, humbi jetën nga etja në një varkë të bllokuar prej ditësh në mes të Mesdheut. Vajza e vogël ishte larguar nga Libani për në Evropë me prindërit dhe motrën e saj një vjeç e gjysmë. Lajmi raportohet nga mediat italiane të cilat citojnë aktivistin Naëal Soufi, i cili ishte i pranishëm në operacionin e shpëtimit.

“E qara e saj e pangushëllueshme do të kishte lëvizur edhe gurët. A e keni idenë se çfarë do të thotë për një prind të shohë një vajzë të vdesë në këtë mënyrë mizore?”, ka komentuar babai i saj, Ahmad Adbelkafi Nasif.

Familjarët, refugjatë sirianë në Liban që ëndërronin një jetë të re në Itali, ishin në një varkë me 60 persona të tjerë. Për 4-vjeçaren me emrin Loujin nuk mund të bëhej asgjë, ndërsa motra e saj më e vogël është e shtruar në spital pasi kishte gëlltitur sasi të mëdha uji të kripur në përpjekje për të shuar etjen e saj, por ajo nuk është në rrezik për jetën. Edhe prindërit e vogëlushes janë mirë, për momentin janë të gjithë në Kretë. “Zemra jonë është bërë hi”, thotë nëna e Loujin, fjalët e fundit të së cilës para se të vdiste ishin: “Më jep disa pika ujë, të lutem”.

Louji Naëal Soufi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas 36 vitesh, Hungaria hap dosjet e policisë sekrete të komunizmit

22:41 / November 4, 2026

Aksident ajror në Florida, helikopteri rrëzohet në det, një viktimë dhe dy të plagosur

22:01 / November 4, 2026

Obama pas fitores së demokratëve: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë

10:19 / November 4, 2026

Donald Trump: Lufta me Iranin ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit

10:00 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.