Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“U vra nga vrasës me uniformë”, Berisha: Për 3 ditë Azem Hajdari rrëzoi regjimin. Ftoj studentët të ngrihen në protesta të fuqishme

12:43 / September 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 64
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Para 24 viteve, në Tiranë u vra Azem Hajdari. Sot, ,e rastin e përvjetorit të vdekjes së Azem Hajdarit dhe Besim Çerja u zhvillua një ceremoni përkujtimore pranë memorialit “Heroit të Demokracisë”, aty ku u vranë. I pranishëm në homazhe, kryetari i PD-së Sali Berisha tha se figura e Hajdarit në këtë moment është frymëzuese, pasi sipas tij, nën qeverisjen e Ramës, vendi është sërish në diktaturë dhe monizëm.

“Jemi këtu për t’u përulur me nderimin më të madh, mirënjohjen më të pakufishme, ndaj veprës së tribunit legjendar të shqiptarëve, Azem Hajdari. Azem Hajdari hyri në historinë e kombit tonë, si shqiptari që me një grup të guximshëm studentësh, bënë më shumë se kushdo tjetër për lirinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në dhjetorin ’90, Shqipëria kishte mbetur vendi i vetëm ish-komunist në Europë, nën diktaturën staliniste 46-vjeçare, dhe në monizmin e plotë.

Sot, Azem Hajdari me mesazhin e tij është më i gjallë se kurrë. Sot, ne vendosëm ato kurora aty ku ranë Azem Hajdari dhe sivëllai i tij Besim Çera, për t’i nderuar ata, por i vendosëm në kushtet e një monizmi të plotë. Pasardhësi i bllokmenëve hoxhistë, deshendenti direkt i njeriut që firmosi varjen në litar të disidentit Havzi Nela, është sot në pushtet dhe duke rrëmbyer votën e shqiptarëve, ka vendosur në kontroll të plotë të gjitha pushtetet në këtë vend, duke rikthyer kështu monizmin e plotë.

Në këtë kontekst, vepra e Azem Hajdarit është një frymëzim i madh për shqiptarët, për t’u ngritur fuqishëm në protesta dhe demonstrata dhe për të rrëzuar këtë regjim, i cili qëndron mbi votën e vjedhur, mbi votën e rrëmbyer të shqiptarëve, qëndron mbi lidhjet e tmerrshme me krimin dhe drogën, qëndron mbi varfërimin e frikshëm progresiv të shqiptarëve, qëndron si një vasal i Beogradit, qëndron si një antishqiptar i vërtetë, si një armik i egër i lirive, të drejtave, qenies, identitetit të Shqipërëisë dhe kombit shqiptar.

Ndaj është një rast që t’u bëj thirrje shqiptarëve, të përmbushim misionin tonë, siç e përmbushën Azem Hajdari dhe studentët në vitet ’90. I përjetshëm kujtimi i Azem Hajdarit dhe sivllaut të tij, Besim Çera”.

Azem Hajdari Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.