Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dosja “Babale”, Salianji tregon se çfarë ka në përgjimet e SHISH: Veliut i dhanë një usb

22:44 / April 1, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
salianji 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka rrefyer në emisionin “Opinion” detajet se çfarë ka në përgjimet e dosjes “Babale”, ku ai vetë është marrë i pandehur nga prokuroria.

lg.php?bannerid=716&campaignid=561&zoneid=572&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fdosja babale salianji tregon se cfare ka ne pergjimet e shish veliut i dhane nje usb por qe hapen vetem ne%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com

Salianji ka treguar dhe përgjimet e SHISH, që sipas tij përpara se të gjenin “aktorin” Alizoti, qeveria ka dashur të akuzojë një tjetër person.

Pasi ka treguar si u bë përgjimi nga Albert Veliu me vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, sipas Ervin Salianjit, ai ka thënë dhe se si u fut në “lojë” Fredi Alizoti.

“SHISH i ka dhënë Albert Veliut dy përgjues të ndryshëm një usb dhe një çelës, që nuk hapen në asnjë kompjuter tjetër vetën të atyre. Dhe nga këto ka dalë që është Agroni, dhe këta kanë nxjerrë një Agron tjetër”, tha ish deputeti.

Sipas tij në tablatet telefonike të prokurorisë dalin dhjetëra përgjime mes Geron (Agron) Xhafës dhe Babales (Albert Veliut).

“Të dy telefonin njëri-tjetrin. Geron Xhafaj në ditën e parë, ne e kemi publikuar materialin në datën 14, për ta ruajtur nga ndonjë risk ne e kemi nxjerrë me bashkëpunëtor X. Në datën 15 kur ka shkuar ka bërë kallëzimin Geron Xhafaj, ai thotë se shtetasi që dyshon është Robert Veliu me banim në Vlorë. Thotë që unë e kam refuzuar telefonata nga ai dhe më pas i kam bërë bllok thirrjeve të tij. Ka komunikime hyrëse dhe dalëse, këto janë në dosje të prokurorisë”.

Si hyn Alizoti në lojë?

Nga data 14 deri në datën 27 maj (2018) kanë qenë në përgjim dhe kanë parë se me kë komunikon shpesh Babalja. Dhe në janë në përgjim të gjithë numrat. Prokuroria duhet të mbante nën përgjim Agron Xhafaj, kjo është një tjetër shkelje e prokurorisë. Ky flet vetëm pasi ka takuar një person, që ky mund të aludojë por këto janë dokumente zyrtare. Deri në datën 27 ky zotëria ekziston vetëm si një i njohuri i tij. Në dëshmi thotë që unë rrija pas Albert Veliut se mos e kërcënonin. Policia e Shtetit e ka rekrutuar. Prokuroria nuk e arreston për tre muaj, pasi ky vetë inkriminohet. Alizoti ka qenë në përgjim nga data 17 maj deri sa ka hyrë në burg. Prokuroria e ka thirrur vetëm në datën 1 qershor dhe pastaj komunikimet janë për qejf të vetë, siç e kemi parë dhe siç do e shohim me drejtuesit e policisë. Dhe tjetri që është në përgjim është gazetari.

Por si u njoh Salianji me Albert Veliun, apo siç njihet ndryshe Babalja?

“Më erdhi Jetmir Olldashi, një gazetar bashkë me një personazh që sot njihet si Albert Veliu. Ata erdhën sepse ministri i Ministri i Brendshëm në atë kohë ishte Fatmir Xhafaj, ata patën besim. Unë u binda nga dy momente, se pari nga telefonatat që kryente Babalja me Agron Xhafajn, që unë e kontrollova fare thjeshtë me Truecaller që dilte numri i Agron Xhafës. E dyta që më bëri që të bindesha ishte se Babalja kishte qenë trafikant, ishte pjesë e rrjetit. Nuk e kam takuar kurrë më përpara, takimet kanë qenë në PD. Në një moment të dytë më vunë në dispozicion materialin”.

Sa i përket përgjimeve të SHISH, ai tha se Veliu mbahej nën përgjim pasi nga Vlora do nisej drejt Italisë një ngarkesë me 12 ton drogë.

“Para se të vinte tek ne ai ka qenë në polici, ka takuar drejtuesit e policisë që rinte në telefon me Agron Xhafajn. Sipas tyre drejtori i policisë i sotmi, ishte një mik i Agronit, në këtë kuptim ata kanë shkuar tek prokuroria, kjo e ka mbajtur nënë mbikëqyrje bashkë me SHISH. Kanë arrit në disa konkluzione që janë të tmerrshme. SHISH e ka mbajtur nën survejim për të kapur 12 ton drogë Albert Veliun që nisej nga Vlora drejt Italisë. Dhe SHISH-i i ka dalë në përgjime që Albert Veliu flet me një person që e ka emrin Agron. Këtu ka implikim dhe të SHISH, që thotë se kam kërkuar në regjistrin e të dhënave tona dhe na ka dalë Agron Hyseni. Këta e kanë shmangur qëllimisht, pasi Agron Xhafaj njihej zyrtarisht me emrin Geron. Agron Hyseni është marrë në pyetje dhe thonë që nuk ka asnjë njohje me Albert Veliun, nuk e ka takuar kurrë dhe nuk ka folur kurrë. Është një qytetar që ka qenë në punë të vetë. Para se të shkonin tek Alizoti këta shkuan tek një Agron tjetër. Akt-ekspertimi thotë se krahasimi i Agronit, këtij që kemi publikuar ne dhe Agron Hysenit vërehen ndryshime të rëndësishme”.

shish
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.