10 mijë firma janë mbledhur në një potecionin për të pasur plazhe publike në të gjithë Shqipërinë. Endri Shabani nga Nisma “Thurje”, i pranishëm në Kryesinë e Kuvendit, ku edhe u prezantua ky peticion nën mbështetjes e deputetes demokrate Flutura Açka, tha se në plazhet publike të Shqipërisë ka tra për shqiptarët, ndërsa theksoi se deputetët sot duhet të tregojnë në janë në krah të qytetarëve jo.
“10 mijë shqiptarë kanë firmosur potecionin që plazhet të bëhen të gjitha publike. Dot nga Saranda deri në Shkodër plazhet e Shqipërisë kanë tra. Shqiptari ka tra për shkuar në plazhet e vendit të vet. Shqiptari është i përjashtuar nga toka e vet, është i nëpërkëmbur në shtëpinë e vet. Çdo deputet i Shqipërisë, sot ka shansin historik për të treguar për të treguar këtu për të sjellë zërin e qytetarëve dhe për të mbrojtur të dobëtin”.
Kurse në fjalën e saj, deputetja Açka tha se 80% e plazheve të vendit janë të zëna. “Të paktën këtë vit pjesa më e madhe e plazheve shqipare kanë qenë pothuajse të okupuara me çadra të zbrazura. Në 80% të plazheve janë të okupuara dhe shqiptarët nuk kanë akses për t’u futur në disa prej tyre. Ky është një peticion i gjerë që ka marrë miratimin e shumë shqiptarëve”.
