Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Ekstradoni kriminelët nga Dubai”/ Salianji i revoltuar: Këtu kërcet pushka, atje hapet shampanja

17:17 / September 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
salianji 2 770x429 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, i pranishëm në Komisionin e Sigurisë, kërkoi nga qeveria shqiptare  ekstradimin e kriminelëve shqiptarë që siç tha ai jetojnë të lirë në Dubai.

Ai tha se gjithçka komandohet nga Dubai, ndërkohë që në Shqipëri shënohen krime.

“Kjo është një marrëveshje që është kërkuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe jo nga Shqipëria. Ndërkohë ministria e Brendshme dhe qeveria ka shqetësim për grupet kriminale apo për drejtues të grupeve kriminale që jetojnë të lirë në Dubai apo në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe mediat kanë ngritur shqetësim, por ato janë edhe të dokumentuara pasi janë përballur me proces gjyqësor atje. Duke qenë se kjo marrëveshje kalon për shkëmbim informacioni, deri sot nuk është shkëmbyer informacion me Emiratet e Bashkuara Arabe? Shqipëria dhe qeveria në kushtet kur Emiratet e Bashkuara Arabe për shqetësimin e tyre kërkojnë një marrëveshje, pse nuk kërkon që të përshpejtohet apo të arrijë në një situatë për të zgjidhur problematiken e vet për të sjellë kriminelët që jetojnë të lirë atje, duke përfshire elementë të tjerë që kanë të bëjnë me ekstradimin në  mënyrë të shpejtë, por vetëm më shkëmbimin e informacionit? Është bërë në media po ashtu, mediave i referohemi sepse ju nuk keni statistika të plota. Pushka kërcet në Shqipëri, shampanja hapet në Dubai. Krerët e grupeve kriminale që janë në kërkim nga policia e shtetit dhe nuk kapen dot flitet që janë aty, disa janë liruar me vendim gjykate. Ka mundësi Shqipëria që ti sjellë këta? Apo qeveria shqiptare është e interesuar që për shkak të bashkëpunimit politike që ka me ta të kenë një parajsë ku të jetojnë të paprekur nga ligji dhe institucioni i shtetit. Ne do ta votojmë, por cili është qëllimi fundor i kësaj marrëveshje për Shqipërinë? E zgjidh problemin e ekstradimit kjo marrëveshje të këtyre personave me rekorde kriminale që jetojnë dhe zhvillojnë pasuritë e tyre dhe drejtojnë grupet kriminale nga Emiratet e Bashkuara Arabe?”, u shpreh Salianji.

Dubai ervin salianji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.