Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Në Kushtetuese vendimi për ndërtimet pa leje, Bardhi akuzon: Rama merr në mbrojtje oligarkët

11:35 / September 14, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1663146830 Screenshot2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për ndërtimet pa leje, ku deputeti demokrat Gazmend Bardhi thotë se me anë të këtij vendimi, Edi Rama merr në mbrojtje oligarkët duke u dhënë amnisti, gjë që është në kundërshtim me Kushtetutën. Në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, Bardhi nënvizoi edhe se ligji nuk po i trajton njëlloj të gjithë, pasi sipas tij nëse je në mbrojtjen e Ramës, nuk ndërton thjesht një çati por ndërtesa me mijëra euro.

Pjesë nga deklarata

Prokurori i Përgjithshëm, thotë se nuk është detyra e tij të merrte me ndërtimet. Ai nuk e ngre kokën të shohë paligjshmërinë e Ramës dhe oligarkëve. Ministri i Brendshëm që propozon për propagandë në Farkë, thotë se i duhen më shumë të dhëna për të verifikuar gradacielën. Oligarkëve Edi Rama u ka dhënë status të paprekshëm. Edi Rama është shtetar dhe shprehet me akte. MË 7 shtator, miratoi vendimin nr. 589 duke konfirmuar se milionerët miqtë e tij gëzojnë statusin të paprekshëm. Këtë akt, zyra e propagandës e shiti si luftë kundër milionerëve.

Por, rezulton që milionerët e kullave në mes të Tiranës janë të ndryshëm. Vendimi i qeverisë parashikon që kush ndërton kulla apo kate shtesë pa leje, duhet ta deklarojë, t’ia shesë shtetit me 1 euro e ta blejë. Me këtë akt, Edi Rama ka kthyer paligjshmërinë në sistem dhe i ka dhënë lejen çdo oligarku që të shtojë pa leje sa kate të dojë. Nxitje për milionerët e Ramës, për të vijuar të ndërtojnë kate pa leje. Çmimi i tregut në zonën e pallatit në fjalë është rreth 1500 euro metri katror, por në zyrën e shitjeve të kësaj kompanie, çmimi real i shitjes është 5000 euro katrori. Në fund do të fitojnë 2500 euro për metër katrorë, 2500 ia paguajnë shtetit e 500 gjoba. Ligji e ka rregulluar në mënyrë shteruese çfarë ndodh nëse kryen shtesa pa leje.

Masat janë gjobë të barabartë me vlerën e punimeve, prishje ose konfiskim për interes publik, mosdhënien e lejes së shfrytëzimit, referim në prokurori dhe dënim me burgim për ndërtime pa leje. Edi Rama të shpjegojë pse milionerët nuk kanë asnjë përgjegjësi penale. Pse policia shkon në mal te një fshatar që rregullon çatinë e shtëpisë, por nuk sheh kullat pa leje në mes të Tiranës. Ligji nuk njeh mundësinë e legalizimit, parablerjes a shmangies nga përgjegjësia penale. Detyrimi i vartësve dhe Edi Ramës për ta zbatuar. PD e ka çuar në gjykatën kushtetuese këtë vendim, pasi vendimi i qeverisë për të marrë në mbrojtje oligarkët është në kundërshtim me Kushtetutën, u jep amnisti.

Edi Rama Gazmend Bardhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.