Dy shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident në Evires të Francës këtë të mërkurë.
Ata ishin duke udhëtuar me automjetin e tyre kur drejtuesi ka humbur kontrollin dhe u përplas me një tjetër makinë, në të cilën ndodhej një 33-vjeçare bashkë me dy fëmijët e saj, të cilët kanë mbetur të plagosur lehtë.
Sipas autoriteteve, humbja e kontrollit të një prej drejtuesve ishte shkaku i ngjarjes, që më pas hyri në korsinë e kundërt dhe u përplas nga një makinë që po afrohej.
Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
