Kryebashkiakja e Prrenjasit është bërë nënë duke sjellë në jetë një vajzë, një lajm që Miranda Rira e ka mbajtur të fshehtë duke i kushtuar më shumë rëndësi postit të saj, në një kohë që bashkia e Prrenjasit është përfshirë nga debati për buxhetin e 2019-tës.
Gjatë takimit në Rrajcë për programin e ujit të pijshëm, kryeministri Rama ka uruar kryebashkiaken për lindjen e bebit, por nuk ka harruar as ironinë politike” I sigurojmë Mirandës se do të fokusohet më shumë te bebja pas 30 qershorit”, tha Rama.
