Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Në shenjë nderimi, Meghan Markle mban vathët që Mbretëresha i bleu

23:49 / September 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
MEGHAN
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dukesha e Sussex-it kishte një palë vathë me perla, të dhuruara nga mbretëresha e ndjerë, ndërsa mori pjesë në një procesion funerali historik në Londër sot.

Meghan Markle iu bashkua bashkëshortit të saj Princit Harry dhe anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore ndërsa arkivoli i Mbretëreshës bëri udhëtimin e tij të fundit nga Pallati Buckingham në Westminster Hall, ku trupi i saj do të qëndrojë për katër ditë përpara funeralit të saj shtetëror të hënën.

Meghan Markle udhëtoi me makinë së bashku me konteshën e Wessex gjatë procesionit, ndërsa Princesha e Uellsit u ul me Queen Consort Camilla në një automjet të veçantë. Dukesha kishte veshur një palë vathësh me perla, të cilat i ishin dhuruar nga monarkja e ndjerë.

Meghan i veshi ato gjatë angazhimit të saj të vetëm solo me Mbretëreshën në qershor 2018. Meghan zgjodhi vathët sentimentalë për të nderuar Mbretëreshën e ndjerë, teksa veshi bizhuteritë e dhuruara gjatë një vizite në Chester me mbretëreshën e ndjerë, ku u fotografuan duke qeshur së bashku dhe duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit.

Vathët klasikë që ka veshur sot Meghan janë shumë të ngjashëm me çiftin që mbretëresha ka mbajtur gjatë daljes solo në Chester. Gjatë udhëtimit special, Meghan dhe Mbretëresha udhëtuan në Cheshire gjatë natës me trenin mbretëror.

meghan 1

Elizabeth II Meghan Markle vethe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.