Si do të jetë DP-ja në zgjedhjet lokale? Deputtei demokrat Arbi Agalliu thotë se përpjekjet për bahskim kanë nisur, duke theksuar se kjo është një domosdoshmëri, pasi demokratët nuk kanë luksin të humbasin asnjë votë.
“Të dalim të unifikuar në procesin e reformës territoriale, por edhe zgjedhjet lokale, nuk ka PDja luksin të humbasë një votë të vetëm, përpjekjet po i bëjmë në takime zyrtare dhe informale, i bëj thirrje cdo kolegu të bashkohemi për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale”, tha Agalliu.
Nga ana tjetër, deputeti i ka konsideruar akuzat që kanë mbërritur në drejtim të PD-së se ka marrë 500 mijë dollarë nga Rusia, janë të fabrikuara nga njerëz që janë pranë kryeministrisë apo edhe njerëzve që synojnë përçarjen e opozitës.