Mëngjesin e kësaj të premteje, kryeministri Edi Rama e ka nisur me bujqësinë. Teksa ju ka uruar ndjekësve një ditë të mbarë, Rama informon se nga mbështeja e qeverisë me naftën falas, kartat i kanë marrë 27 mijë fermerë.
“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë se mbështetja vijon për fermerët me naftën FALAS, ku deri më sot janë shpërndarë kartat për 27,000 fermerë dhe brenda shtatorit do mbështeten edhe 9,000 fermerë të tjerë, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
Nafta për prodhim bujqësor nuk do të shpërndahet nga pikat e karburanteve, por do të mund të merret tek operatorët furnizues të kontraktuar nga Ministria e Bujqësisë. Në këto pika fermerët paraqiten me kartën individuale, në të cilën është hedhur sasia e naftës që ka të drejtë të tërheqë fermeri përkatës.
