Artan Hoxha ironizon sërish informacionet kontradiktore në lidhje me fatin e të shumëkërkuarit nga drejtësia, Ervis Martinaj.
Nga Ekuadori, gazetari iu është përgjigjur me një batutë nga filmi “njeriu me top” deklaratave për zhdukjen e Martinjat, ku thuhet se po vijojnë hetimet për gjetjen tij.
“Ore si vajti ajo puna me atë ‘drejtorin’ e lojërave të fatit, qe “PATRONAZHIMI”, jo regjimi, i dinte jo vetëm makinën, po edhe targën???!!!
Gjetën gjë???!!!
Si thotë Tosun Baçi te ‘Njeriu me top’:
‘Jo po se mos e ka futur ndonjëri në xhep??!!
Kërkojeni, kërkojeni!!!
Kur ta gjeni, më lajmëroni!!!
Këtu jam unë, te Pinxhot e Ekuadorit” ,shkruan Artan Hoxha.
