Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Një vit pas publikimit, Dhurata Dora dhe Noizy arrijnë suksesin e madh me projektin e tyre muzikor

22:23 / September 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
noizy dhurata
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhurata Dora dhe Rigels Rajku ose ndryshe i njohur si Noziy janë ndër artistët më të suksesshëm dhe më të pëlqyer të momentit. Dyshja realizuan një bashkëpunim të fortë rreth një viti më parë ku publikuan këngën të titulluar “Mi Amor” e cila u kthye menjëherë në hit dhe vazhdon të dëgjohet ende kudo.

Së fundmi Dhurata ka zbuluar nëpërmjet një postimi në InstaStory se kënga tashmë ka arritur një sukses goxha të madh duke kapur 100 milionë shikime në ‘YouTube’.

“100 milionë për një vit”– shkroi këngëtarja krahas fotos së postuar ndërsa tek story pasardhës artistja u shpreh se ndihej e ‘bekuar dhe falenderuese’.

Ky është një nga projektet muzikore të dy këngëtarëve shumë të dashur për publikun, për të cilin ishte folur rreth dy vite më parë. Një ditë para publikimit të këngës, Noizy u shpreh aso kohe për këtë bashkëpunim: “Një gjë po ju them. Kënga me Dhurata Dorën do të shkatërrojë klubet e botës. Edhe ato që s’din me kërcy, do të kërcejnë deri sa t’thyhen. Mbajeni mend”.

Prej gati 2 vitesh, Dhurata Dora dhe Noizy ishin në tentativë për një bashkëpunim mes tyre. Në vitin 2019 nisën informacionet e para se dy këngëtarët kishin bashkuar forcat me njëri-tjetrin për një duet.

Një foto e tyre e përbashkët bëri xhiron e rrjetit, por asgjë nuk u lançua gjatë atij viti nga Noizy dhe Dhurata. Pothuajse në të njëjtën kohë, Dhurata dhe Noizy kanë publikuar foto nga i njëjti vend.

Ata u shfaqën në një hapësirë të hapur, rrethuar me lule dhe në sfond dallohet një ngjyrë vjollcë. “Bëhuni gati”, ka shkruar Dhurata përkrah fotos së saj duke paralajmëruar një projekt të ri.

Që të dy janë jo vetëm ndër artistët shqiptarë më të kërkuar në koncerte në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë, por edhe ndër më të klikuarit në “Youtube”. Kujtojmë se për klikime mban rekordin Dhurata Dora, e cila me këngën “Zemër” të kënduar me reperin algjerian Soolking, ka kaluar tashmë 600 milionë klikime duke fituar kështu statusin e një prej hiteve shqiptare të padiskutueshme.

dhurata 1
dhurata 2

bashkepunim Dhurata Dora noizy
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.