Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Tani në pritje të Revolucionit të tetorit

21:32 / September 17, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Gjithë vera na kaloi me paralajmërime të ashpra se në shtator do të ketë revolucion, përmbysje dhe një rebelim të pashoq opozitar. Frika ishte se në shtator Gjykata mund të jepte një vendim për legjitimitetin e PD dhe duhej ngritur tensioni. Siç u bë në korrik. Tani mesi i shtatorit ka kaluar dhe i vetmi funeral i protestave u zhvillua aty ku ka dhe vendin, pranë varrezave të Sharrës.

I vetmi revolucion i vërtetë, ka qenë sulmi i pashoq i Berishës dhe mbështetësve të vet, kundër Partisë Demokratike si një parti e financuar nga rusët. Siç, dihet qëllimi i financimeve ruse është që në krye të partive të vihen elementë anti-perëndimorë dhe në këtë pike, rusët duket se kanë arritur disa rezultate në dy parti opozitare, PD dhe Parti e Lirisë.

Tani kanë filluar paralajmërime të reja për protesta, por që nuk do të jenë si të mëparshmet, që nuk kanë konkluduar në përmbysje pushteti. Tani po paralajmërohen protesta që do të sjellin në pushtet opozitën. D.m.th. është hequr dorë nga ardhja në pushtet me vota, apo zgjedhje. Së paku aq sa mund t’u zërë besë njeriu mendve të Edi Palokës, këtë radhë protestat do përfundojnë me ardhje në pushtet.

Sipas gjasave, këto protesta do jenë të ngjashme me Revolucionin e Tetorit. Meqë shtatori nuk qullosi gjë, vëmendja ka kaluar tek tetori, pasi Gjykata ka thënë që në fund të shtatorit mund të marrë vendim.

Nëse dhe tetori dështon, nuk është problem, se siç dihet dhe Revolucioni i Tetorit është bërë në nëntor. Kështu që ka tolerancë. Me sa duket revolucioni do një shenjë që të nisë. Do një sinjal. Do një arsye. Dhe këtë e ka në dorë Gjykata e Tiranës.

Nëse ajo jep vendimin për legjitimitetin e Lulzim Bashës në krye të PD, atëherë nis Revolucioni i Tetorit. Kjo do të ishte një ngjarje e madhe, pasi do të motivonte çdo demokrat të Berishës të hidhej në zjarr për liderin e vet.

Nëse Gjykata ja lë vulën Berishës, atëherë motivi për revolucion do zbehet dhe demokratët do jenë të kënaqur si zakonisht, që vërtet nuk e mundin dot Ramën, por ama Bashës ja tregojnë vendin.

Se në fund të fundit gjithë këto paralajmërime për dhunë nuk bëhen kundër Ramës, por thjesht për të trembur Gjykatën që të mos japë vendimin për Bashën. Dhe me thënë të drejtën, nuk është se nuk e kanë trembur. Kanë 7 muaj nuk japin një vendim që do 7 minuta punë, duke na bërë peshqesh çdo muaj nga një revolucion në letër.

Berisha revolucioni tetor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.