Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Financimet ruse, KQZ: Sistemi i financimit të partive duhet përmirësuar

12:17 / September 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
celibashi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nisur nga debatet e fundit mbi financimet ruse në partitë politike në vend, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi thotë se i gjithë sistemi i financimit të partive politike ka nevojë akoma për përmirësime ndërsa paralajmëron se raportimet do të jenë on line.

“Ndryshimet e kuadrit ligjor, Kodit Zgjedhor dhe/ose ligjit për partitë politike, në thelb duhet të konsiderojnë përmirësimin e gjithë sistemit të kontrollit dhe të verifikimit real mbi atë se nga i marrin paratë partitë politike, sa para ato marrin dhe si i shpenzojnë. U dakortësuam që këto ndryshime duhet të konsiderojnë vendosjen e rregullave në lidhje me financimin edhe të ashtuquajturave “palë të treta”, apo dhe të rregullave në lidhje me pasqyrimin e fushatës zgjedhore në median digitale dhe në rrjetet sociale. Të dhënat kryesore për raportet financiare të partive do të bëhet online. Është me rëndësi të themi që sistemi të jetë i programuar në mënyrë të tillë që të interesuarit të shkarkojnë të dhënat në formate të ndryshme. Interesi i shumë aktorëve, por më së pari i publikut për një trasparencë më të madhe dhe në kohë reale mbi financimin e partive politike në përgjithësi dhe të fushatave të tyre zgjedhore në vecanti, ishte gjithashtu një nga konkluzionet e diskutimeve në tryezën e qershorit”,-tha Celibashi.

Takimi për raportimin dhe publikimin e financave të partive politike, vjen pas publikimit të raportit amerikan, për financimet ruse në partitë politike në disa vende, ku në Shqipëri përmendej PD kishe marr plot 500 mijë dollarë në 2017, kohë kur partia drejtohej nga Lulzim Basha.

Ilirjan Celibashi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.