Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Ajola Xoxa: Historia e jashtëzakonshme e gjyshërve të mi!

13:55 / September 19, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 63285774947ab
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ajola Xoxa ka treguar kahera përmes postimeve në instagram historinë e gjyshërve të saj, mirëpo ky i fundit, tregon gjithçka për vitet që Xoxa, i cilëson të jashtëzakonshme.

Ajola Xoxa: Historia e jashtëzakonshme e gjyshërve të mi!

“Në foton e parë, gjyshja ime Ganimet Vendresha, është 25-vjeç. Sot ajo mbush 88-vjeç. Më e vogla e 8 fëmijëve. 16-vjeç u largua për në Moskë, për të studiuar pranë Shkollës së Baletit të Bolshoi Teatër, e në këtë udhëtim u njoh me gjyshin tim. Atje jetuan 8 vite e kur u kthyen themeluan Shkollën e Baletit e më vonë, ishin drejtuesit e parë të baletit në themelimin e Teatrit të parë të Operës dhe Baletit në Shqipëri.

Ajola Xoxa: Historia e jashtëzakonshme e gjyshërve të mi!

Gjyshi ka patur pasion fotografinë, duke na lënë një pasuri ta pamatshme. Gjithashtu, ai ka mbajtur ditar deri në fund të jetës së tij.

Ajola Xoxa: Historia e jashtëzakonshme e gjyshërve të mi!

Që e vogël nisa ta lexoja dhe është ndër historitë e para të dashurisë që kam lexuar përmes fjalëve të vetë gjyshit, nga djalë në burrë. Është edhe më e bukura. Dashuria (edhe jeta) e tyre ka qenë si ato që ëndërrojmë të gjithë: e vërtetë, e pafund, e pamposhtme, pa hije.

Ajola Xoxa: Historia e jashtëzakonshme e gjyshërve të mi!

Sot, gjyshja mbush 88 vjeç dhe në 6 javët e fundit ka hyrë e ka dalë nga spitali 3 herë. Një pjesë të saj e kemi humbur përgjithmonë. Javët e fundit kanë qenë shumë të rënda për familjen tonë. Unë jam rritur nga dy prindërit e mi dhe kjo gjyshe, e pas humbjes së babit 3 vite më parë, sëmundja e gjyshes më ka copëtuar shpirtin, por në të gjithë këtë trishtim vazhdoj mendoj se një jetë si jeta e saj është fati më i madh që dikush mund të ketë.

Ajola Xoxa: Historia e jashtëzakonshme e gjyshërve të mi!

88 vite të mbushura me dashuri, shumë dashuri, me qetësi, mirësi, besim dhe vërtetësi, duke kërkuar të mirën e të bukurën në çdo gjë. Të gjithë studentët dhe miqtë e saj e kujtojnë si shpirti më i pastër që kanë njohur, si një njeri i dedikuar ndaj familjes dhe punës pa u ankuar.

Ajola Xoxa: Historia e jashtëzakonshme e gjyshërve të mi!

Pavarësisht lotëve që më shkojnë çdo ditë në javët e fundit, jam e lumtur që gjyshja ka patur një jetë pafund të bukur e njëkohësisht të jashtëzakonshme. Uroj të ketë ende vite për të qëndruar me ne, por edhe në qofshin vetëm ditë, do të jenë ato të dikujt që ka bërë veçse mirë në jetë e që ka ndriçuar zemrën e kujtdo e ka patur pranë”, shkruan Xoxa në instagram.

640 0 632855e8bb40f
640 0 632855e8ed2e0
640 0 632855e9c3fed
640 0 632855e94c83d
640 0 632855e9732c3
640 0 632855ea3587b

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

Dua Lipa “surprizon” Shakirën në Madrid: Më duket se jam në ëndërr

10:47 / October 4, 2026

Ika nga dasma, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

22:58 / October 2, 2026

U përfol si opinioniste e Big Brother Vip, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë

22:22 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.