Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hakerat zbulojnë shkresën e DEA-s: Kush është kompania shqiptare që transporton kokainë nga Ekuadori (EMRAT)

17:36 / September 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
emailet ziko droga vocaj nano 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hakerat kanë publikuar ditën e sotme e-mailet zyrtare të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Por mes e-maileve ka rënë në sy korrespondenca me DEA-n e Athinës, e cila e ka njoftuar Policinë e Shtetit për një kompani shqiptare që kryen trafik kokaine nga Ekuadori.

E maili i Tonin Vocajt per Gledis Nanon

Drejtuesit e Policisë së Shtetit sipas e-maileve të publikuar sot nga hakerat kanë nxjerr emrat e porositësve të kokainës, po ashtu dhe pronarit të kompanisë Shqiptare, me seli në Durrës.

E-maili i është përcjellë Gledis Nanos nga Tonin Vocaj 31 dhjetor të vitit 2021, ndërkohë që përcillen dhe e-mailet e agjentit të DEA-s në Greqi për këtë kompani, e cila trafikon lëndë të konsiderueshme narkotike.

“Informacioni i mëtejshëm nga Zyra e DEA: “Kemi gjetur këtë informacion në lidhje me ZICO SHA. Më datë 9 Nëntor 2014, Policia Kombëtarë e Ekuadorit ka sekuestruar rreth 33.55 kg kokaine.

Kokaina ishte e fshehur brenda njësisë frigoriferike të kontejnerit transportues GESU9439832. Kontejneri transportues kishte një dërgesë me banane dhe kishte destinacion Durresin/Shqipëri. Kompania marrëse ishte ZICO SHA.

E maili i DEA s Athine 1

Në vitin 2018, një burim ka siguruar informacionin si vijon. Shtetasit shqiptarë Qime ARBEN dhe Murataj TRIFON janë të përfshirë në kontrabandimin e kokainës në Shqipëri.

Burimi ka deklaruar se TRIFON përdor një kompani importimi në Durrës/Shqipëri me emrin ZICA SHA për të importuar me shumicë kokaine nga Ekuadori në Shqipëri. Kokaina e importuar më pas ruhet në një magazinë e kontrolluar nga ARBEN.

ARBEN më pas bën përzierjen për të krijuar sasi më të mëdha.”- thuhet në e-mailin e publikuar nga hakerat, materiale të cilat nuk janë përgështruar nga institucionet shtetërore.

E maili i DEA s Athine

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

 Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

09:39 / September 8, 2026

Ndryshimet në qeveri/ Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut si ministre të Shëndetësisë

09:28 / September 8, 2026

Kuvendi rinis këtë të martë, në tryezë harta territoriale dhe pagat e magjistratëve

09:21 / September 8, 2026

Tronditet Shkodra/ Një person vret 24-vjeçarin, i plagos dhe babanë

09:15 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.