Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Delegacioni i PS vizitë në Bundestag, Gjiknuri: Gjermania mbështet Shqipërinë në politikat integruese e bashkëpunuese në rajon dhe Evropë

09:06 / September 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
306780738 631162461712476 600918804378113430 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me ftesë të grupit parlamentar të PSD-së dhe qeverisë gjermane, një delegacion i Partisë Socialiste i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri zhvilloi një vizitë në Bundestag. Në fokus të takimeve me personalitetet e politikës gjermane, ishin prioritetet politike dhe ekonomike të Partisë Socialdemokrate si forca që drejton ekzekutivin në Gjermani.

Në një postim në rrjete sociale, Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri deklaron se Gjermania mbështet Shqipërinë në politikat integruese e bashkëpunuese të saj në rajon dhe Evropë. Pjesë e delegacionin ishin dhe Blerina Gjylameti Sekretare për Organizimin dhe Sekretari Dixhital Etjen Xhafaj.

“Në krye të një delegacioni të Partisë Socialiste, pata mundësinë të takoj shumë personalitete të politikës gjermane, ministra, deputetë dhe përfaqësues të biznesit. Kënaqësi bashkëbisedimi me kryetarin e SPD Lars Klingbeil, Kryetarin e Grupit Parlamentar të SPD Rolf Mützenich, Ministren e Brendshme Federale Nancy Faeser, Ministren e Mbrojtjes Kristine Lampreht, Ministren e Ekonomisë dhe bashkëpunimit ekonomik Svenja Schulze, Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Brendshme Rita Schëarzelühr-Sutter, ish-kryetarët legjendar të SPD Franz Müntefering e Rudolf Scharping, ish-kryetarin e Bashkisë së Berlinit Michael Müller ashtu sikurse deputeten dhe njëkohësisht zëdhënëse për politikat ekonomike të SPD Marja Lissa Vollers. Shkëmbyem ide për bashkëpunimin më të mirë mes dy vendeve tona dhe për rëndësinë e suksesit të politikave social-demokrate në Evropë në këto kohë të vështira. Në çdo bisedë u shpreh mbështetja për Shqipërinë e politikat integruese e bashkëpunuese të saj në rajon dhe Evropë”, u shpreh Gjiknuri.

Damian Gjiknuri PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.