Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ç’po i ndodh planetit? Përmbytje shkatërrimtare në Japoni, tërmet 7.6 në Meksikë!

21:06 / September 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Meksike1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rrëshqitje dheu e vërshim i furishëm ujërash paralajmërohen në Japoni pasi vendi u godit nga njëra prej stuhive më të dhunshme të dekadave të fundit.

Të paktën 4 të vdekur e mbi 100 të plagosur, 14 prej të cilëve rëndë, numërohen që në momentin që tajfuni Nanmadol preku tokën në ishullin jugor të Kyushu të dielën, dhe që prej atëherë, ka mbjellë vetëm shkatërrim në rrugën e tij.

Mbi 140 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike. Më e keqja megjithatë duket se po kalon, pasi fuqia e stuhisë po bie dhe gjatë rrugës së saj drejt detit, është kthyer praktikisht në një ciklon. Super tajfuni solli erëra që mbërrinin shpejtësinë 234 km/h duke shkatërruar shtëpi, duke ndërprerë transportin e duke goditur bizneset. Në mediet vendase, tregoheshin momente kur era shkulte çatitë e godinave e billboard-t.

Kryeqyteti Tokio u përball me reshje rekord; shërbimet e trenave të shpejtësisë së lartë dhe qindra fluturime u anuluan, ndërsa shumë dyqane mbyllën qepenat. Ndërkohë që Japonia bënte llogaritë me stuhitë, Meksika perëndimore shkundej nga një tërmet i magnitudës 7.6.

Ai ndodhi në 19 shtator, e njëjta datë kur vendi ka pësuar dy tërmete të tjera shkatërrimtare: Po në 19 shtator 1985 dhe 2017, lëkundjet e egra të tokës në këtë zonë morën me mijëra jetë njerëzish. ironia e madhe është se saktësisht 45 minuta përpara se tërmeti të godiste vërtet, autoritetet meksikane po kryenin stërvitje për raste të tilla.

Nuk po kalojnë momente të lehta as banorët e republikës Dominikane, ku uragani Fiona ka marrë fuqi e po kërcënon jetët e shumë njerëzve, teksa metereologët paralajmërojnë se ai mund të kthehet në një stuhi të kategorisë së katërt.

japoni permbytje shkaterrimtare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.