Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arrestohet çifti shqiptar në Itali, iu gjendet kokainë me vlerë 5 mln euro në makinë! E kishin mbështjellë me foton e “Al Capones”

21:51 / September 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cifti itali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia italiane njofton se ka arrestuar një çift shqiptarësh, të cilët po transportonin një sasi të madhe lënde narkotike të llojit kokainë.

Sipas të dhënave paraprake, drogë e pastër u kap në territorin e Marina di Chieuti, në Foggiano, ku policia kishte ngritur një postbllok për kryer kontrolle për trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrolleve, oficerët vunë re një makinë me targa suedeze që sapo kishte ndaluar në një servis pranë San Severos. Dy personat në bord, një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare me pasaportë suedeze, të dy 35 vjeç, fillimisht vëzhguan me kujdes zonën, më pas gruaja doli nga makina për t’u kthyer pas pak minutash, ndërsa burri qëndroi brenda.

Operativët dyshuan për sjelljen e tyre dhe vazhduan me kontrollin. Në atë moment dy shqiptarët kanë filluar të shfaqin shenja nervozizmi. Kështu, me mbështetjen e njësisë së qenve, është kryer kontrolli i mjetit, ku në fund janë gjetur 26 kg kokainë.

Droga e sekuestruar ishte mbështjellë me foto të mafiozit famëkeq “Al Capone” dhe llogaritet se nëse do të dilte në treg do të kapte shifrën rekord prej 5 milionë eurosh.

Identiteti i shqiptarëve nuk është bërë i ditur, ndërkohë që vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Cifti Itali kokaine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, një person gjendet i vrarë brenda një makine te “Vasil Shanto”

21:49 / October 20, 2026

Protestat në vendet e BE dhe Shqipëri, reagon shefi i OKB për të Drejtat e Njeriut: Dënoj dhunën, të ulen tensionet. Dialog mes palëve

21:29 / October 20, 2026

Rama të enjten në Mal të Zi për Samitin e Berlinit, në takim edhe kancelari Merz

19:50 / October 20, 2026

Shpërthime në shesh, protestuesit hedhin fishekzjarrë dhe molotovë në drejtim të policisë

19:27 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.