Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ende asnjë gjurmë nga vrasësit e 19-vjeçarit

09:32 / September 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Erjon Xhenja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kush e porositi vrasjen, dhe pse u vra 19-vjeçari Erjon Xhenja, teksa ishte duke pirë kafe, ende Policia nuk ka përgjigje. I riu u ekzekutua me armë zjarri në një lokal pasditen e së dielës, 18 shtator.

Të martën drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka kërkuar administrimin e të gjitha provave që disponon policia, ku sektori i kriminalistikës pranë Drejtorisë së Përgjithshme është vënë në dispozicion të grupit hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarje që ka tronditur Shkodrën. Viktima edhe pse i vogël ishte në rrethin shoqëror të një grupi kriminale, ndërsa mendohet se 19-vjeçari mund të ketë qenë përfshirë në vrasjen e Ismet Çekores.

Prej kohësh Shkodra është nën terrorin dhe pushtetin e krimit dhe të bandave, që sipas opozitës, kjo me mbështetje qeveritare. “Kryeqendra e Veriut, ndodhet nën pushtetin e krimit për shkak të mbështetjes së hapur të Qeverisë për bandat më të rrezikshme lokale, të mbrojtura dhe të vëna në shërbim të saj”, akuzon Partia e Lirisë.

Më 2 shtator, u ekzekutua 57-vjeçari Ismet Çekorja. Më 15 qershor, mbeti i vrarë 76-vjeçari Lulash Qepuri, pronar i një lokali në Shkodër. Një tjetër vrasje, ishte ajo e Naim Bajrit, ndodhur më 3 qershor. Bajri po konsumonte kafen e mëngjesit në afërsi të punës së tij. Më 12 prill, 55-vjeçari Nazim Bandula u vra në lagjen “Partizani” të Shkodrës, pak metra larg banesës së tij. Më 13 shkurt, 47-vjeçari Prek Tonaj u qëllua për vdekje armë zjarri kallashnikov nga një person i maskuar në ambientet e një lokali.

Erjon Xhenja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Urdhri i Ramës për dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku: Qeveria plan të vjetër për përmirësimin e mënyrës sesi funksionon meritokracia në procesin e përzgjedhjes në administratë

22:40 / October 22, 2026

Anglia akordon 5 milionë paund për Ballkanin, ndihmë edhe për Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm

21:22 / October 22, 2026

Përse Berisha e mori lehtësisht kontrollin mbi protestën

21:00 / October 22, 2026

I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i “shet” si tubime mbarëpopullore

20:49 / October 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.