Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Muret plot dhimbje”/ Qelitë e torturës së Rusisë në Ukrainë

19:40 / September 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
qe 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për ata që mbaheshin në qelitë e bodrumit të errët të një burgu të improvizuar rus në qytetin ukrainas të Izyum, ishte më shumë se një lloj torture.

Mykhailo Ivanovych, 67 vjeç, i ulur në një repart në spitalin kryesor të qytetit,  i cili u dëmtua rëndë nga granatimet,  rrëfen abuzimet që pësoi: goditjet elektrike, rrahjet, kockat e thyera dhe gjilpërat e injektuara.

a

Krahu i tij i majtë është i lidhur me fashë. Ai është i lodhur, por zëri i tij është i palëkundur.

“Më torturuan 12 ditë”, na thotë ai.

“Më rrahën kudo. Më thyen krahun. Më rrahën deri në atë pikë sa nuk ndjeva asgjë…”

Gjatë pushtimit, rusët e përdorën qytetin si pikënisje për sulmet në rajonin lindor të Donbasit dhe si bazë logjistike kryesore.

Mykhailo u arrestua së bashku me disa persona të tjerët, të akuzuar nga rusët për sabotim.

Të burgosurit ishin të mbuluar me kapuç, duke ndarë kushtet e vështira dhe abuzimin.

“Të gjithë u torturuan”, thotë pensionisti. “Ndonjëherë ata e merrnin dikë nga qelitë e tyre dy apo edhe tre herë në ditë.”

Mykhailo mban një kryq rreth qafës mbi bluzën me vija. Gazetari e pyet nëse falej gjatë kohës që ishte në qeli. “Sigurisht,” përgjigjet ai. “Më duhej të falesha. Çdokush do të falej atje.”

Në një qeli dikush ka gdhendur vija në mur, duke regjistruar ditët e robërisë. 

s

Heshtjen e thyen një ushtar ukrainas.

“Duket sikur të gjitha këto mure janë plot dhimbje dhe vuajtje”, thotë ai.

Rrëfimi i Mykhailo-s për vuajtjet e goditjeve elektrike i bën jehonë dëshmive të tjera që kemi dëgjuar kohët e fundit në zonat e sapoçliruara.

Ky qytet i shkatërruar sapo ka filluar të tregojë historitë e tij dhe të zbulojë sa viktima lanë rusët.

Në një pyll me pisha në buzë të qytetit, ekipet mjekoligjore po vazhdojnë të zhvarrosin mbetjet njerëzore. Autoritetet thonë se të vdekurit janë kryesisht civilë, por një varr përmbante trupat e 17 ushtarëve, disa me duar të lidhura dhe me shenja torture.

d

Dasha, 25 vjeç, është mes të rinjve që arritën të shpëtonin. Ajo rrëfen vështirësitë e muajve të fundit.

“Ne jemi ende të frikësuar”, thotë ajo. “Ne nuk e dimë nëse do të jemi të sigurt. Veprimet ushtarake janë ende duke vazhduar dhe nuk ka asnjë fitore të sigurt. Ne shpresojmë dhe lutemi për një qiell paqësor dhe për një të ardhme plotë dritë për fëmijët tanë.” / Burimi: BBC

rusi tortura
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.